Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë ndaloi shtetasin N. H., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 40 ditë burgim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. P., 55 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje, në banesë.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. N., 42 vjeçe, banuese në fshatin Baban, Devoll, pasi ka goditur me grusht një 61- vjeçare, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. S., 34 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, pasi u kap në fshatin Novoselë, duke transportuar lëndë trusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. O., 23 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi u kap në fshatin Lajthizë, Pustec, duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjukayës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”