Sporti
Kallmeti talenti 17 vjeçar që ka ëndërr fanelën kuqezi ftesë nga gjigantët grek
Ëndërra e çdo të riu kur nis rrugën e futbollit është që një ditë të veshë fanelën kuqezi, por edhe të luajë jashtë vendit. Një ndër ta është edhe 17-vjeçari shtatlartë, Hamit Kallmeti, që ka lindur në Fushë-Krujë dhe që futbollin e ka nisur disa vite me pare qysh fëmijë, me ëndrrën për të prekur majat, për të vijuar më pas hapin e radhës tek Akademia e Futbollit. Kallmeti luan si 6-ësh ose 8-ësh në mesfushë. Jo më kot Kallmeti konsiderohet edhe nga trajnerët që e kanë stërvitur, si një element me shumë perspektivë, në saj të konstruktit, por edhe aftësive individuale tekniko-taktike që ai zotëron.Sezonin e fundit e mbylli si pjesë e Akademisë së Tiranës që krahas ekipeve të moshave, në saj të aftësive individuale ka luajtur edhe me ekipin U-21 bardheblu. Synimi dhe karriera e tij është për më shumë në të ardhmen e afër, ndaj edhe ka tentuar dhe është testuar jashtë vendit. Madje, ai ka qenë në prove tek gjigantët spanjollë, Akademia e Valencias, e po ashtu për të ka shfaqur interes edhe Legia e Varshavës në Poloni afro një vit më parë, por fakti që ka qenë nën 18-vjeç, e bëri të pamundur firmosjen, si ekstra-komunitar.Me eksperiencën tashmë prej 1-viti në klubin e Tiranës, por edhe nëpërmjet menaxherit të FIFA-s Bruno Dodi, në adresën e lojtarit kanë mbërritur ftesa, që ai të testohet në Greqi, në akademitë e klubeve të njohura në shtetin fqinj si AEK dhe Olimpiakos, për t’u bërë pjesë e tyre në vijim. Aktualisht shtatlarti Hamit Kallmeti ndodhet në periudhë testimi tek U-19 e Atromitos, ndërsa e ardhmja e afër e sheh në Europë, edhe pse drejtuesit bardheblu e kanë pasur në planet e tyre për sezonin e ardhshëm. Madje, është vetë futbollisti algjerian mjaft i njohur në Europë, Rafik Xhibur që ka luajtur me klubet e njohura në Europë si: Okser, Marsejë, Notingam Forest, AEK, Olimpiakos, që po e ndjek nga afër talentin shqiptar dhe që si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Brundo Dodit, do të mundësojnë kalimin e mesfushorit Hamit Kallmeti.“Po kaloj një eksperiencë ndryshe, unë jam provuar edhe më parë jashtë vendit, madje mund të luaja edhe në Skoci apo dhe Poloni, por pengesa e vetme ka ndodhur për shkak dokumentaconi. Eksperienca te Tirana më ka ndihmuar shumë, pasi kam punuar me një trajner shumë profesionist si Gentian Muça dhe unë shpresoj që të lë gjurmë dhe tashmë karriera ime të ketë një tjetër rrjedhë, për të luajtur në Europë. Me punë dhe besoj se edhe me negociatat e menaxherit tim Bruno Dodi do t’ia dalim. Dëshira ime është që të bëhem pjesë e Kombëtareve U-19 apo dhe Shpresës si dhe një ditë të vesh fanelën kuqezi të Kombtares A. Është e vështirë, por do të punoj shumë dhe ky mendoj se është momenti i duhur që unë të hedh një hap të rëndësishëm në karrierën time”, – tha mesfushori Hamit Kallmeti.
Sporti
Korçarët nuk po gjejnë dot ritmin e transfertave
Sporti
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
Sporti
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
Sporti
Ermir Rashica ka një idhull, mësoni kë imiton kur…
Kategoria 2
MALIQI/ 4 lojtarë dhe trajneri Egli Malësija në 11-shin më të mirë të javës!
Sporti
Kalendari kuqezi/ Ekipet kombëtare, në misione të rëndësishme e vendimtare në muajin tetor
Sporti
Humbja me Tiranën/ Ivan Gvozdenoviç “hakmerret”, nuk ka asnjë ditë…
Sporti
TENIS/ Njihuni me fituesit “Korça Junior 2024”
Sporti
Presidenti Duka: Organizimi i Kampionatit Europian U-21 është vetëm një event sportiv, Shqipëria përfiton shumë
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Kosovës
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori5 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti4 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë