Karnavali i lashtë i Polenës është një vlerë e çmuar kulturore e Korçës

Date:

Karnavalet e Polenës

Festa e Karnavaleve organizohet çdo datë 6 janar në Polenë, një nga fshatrat më te bukur e me më traditë të Bashkisë Korçë.

Kjo traditë e veçantë, e ngjashme me disa vende të ballkanit, lidhet me rite të lashta.

Banorët e Polenës vishen me kostume të përgatitura nga lëkura e kafshëve dhe interpretojnë sipas një fabule të caktuar.

Karnavali i lashtë i Polenës është një vlerë e çmuar kulturore e Korçës.

“Arapët e Polenës” është shfaqje popullore 300 vjeçare që vjen deri në ditët tona si dëshmi e traditës, por edhe një formë e hershme e artit dramatik dhe pantomimës. Aty duken gjurmë të ceremonive, riteve nga kultet e lashta, elementë të dokeve zakoneve dhe elementë mitologjikë.

Çdo gjë nis të bëhet gati mbrëmbjen e 5 janarit. “Arapët” dalin rrugëve të fshatit duke tundur këmborët që mbajnë në brez, me zhurmën, prapësitë, poteren e madhe që do të krijojne. Por zbardh 6 janari dhe këmborët heshtin, t’i lenë vendin kambanës së kishës së Shën Sotirit, ku zhvillohet ceremonia e ujit të bëkuar.

The Carnival Festival is held every January 6th in Polenë, one of the most beautiful and traditional villages in the Municipality of Korçë.

This unique tradition, similar to those in some Balkan countries, is connected to ancient rituals.

The residents of Polenë dress in costumes made from animal skins and perform based on a specific storyline.

The ancient Carnival of Polenë is a treasured cultural value of Korçë.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Tentativë për vetëvrasje, 63-vjeçari përndiqte një të mitur. Ja çthotë policia!

DVP Korçë Në vijim të informacionit të dhënë ditën...

Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari/ Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri

PKK Qafë Thanë Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, mallra...

Skënderbeu gati prezantimet e tjera, mësoni…

Ishte deklaruar nga ana e stafit teknik të korçarëve...

VOLEJ FEMRA/ Mbërrin në Korçë blerja më e fundit pasuesja nga Algjeria

Më 26 dhjetor të vitit të kaluar ka qenë...