Sporti
Kategoria e dytë pogradeci fiton dhe ruan kreun devolli fitore me përmbysje maliqi bie në gjiro
Dy skuadra të Prefekturës së Korçës kanë arritur të fitojnë ditën e sotme në ndeshjet e javës së 19-të, ndërkohë që vetëm Maliqi është mundur thellë 4-0 në Gjirokastër. Fitorja më e rëndësishme ka qenë ajo e Pogradecit në transfertën e vështirë të Delvinës, teksa ka fituar në minutën e fundit të ndeshjes nga pika e bardhë. Kjo fitore bën që të ruajë kreun e renditjes, tre javë përpara përfundimit.Pogradeci e kishte menduar të vështirë në transfertën e Delvinës dhe kështu ndodhi, por fatmirësisht liqenorët arritën të fitojnë edhe pse ishte nga ato ndeshje që shkallët e vështirësisë e kishte të lartë. Në fundin e pjesës së parë dhe më konkretisht në minutën e 42-të ishte Këndezi që kalon liqenorët në avantazh, por tre minuta më vonë vendasit barazojnë shifrat në 1-1. Pjesa e dytë ka pasur raste të shumta për Pogradecin që sulmon shumë, por golin e fitores do ta gjente në fund nga pika e bardhë. Fitore e madhe mund të quhet kjo ndaj Delvinës, teksa e mban Pogradecin në krye, teksa edhe Luftëtari që e ndjek ka fituar po sot dhe sërish diferenca me vendin e dytë është 1 pikë.Devolli në shtëpi arriti sot të fitonte me përmbysje, në një ndeshje me dy pamje. Në pjesën e parë kanë qenë miqtë që kanë arritur të shënojnë të parët që në minutën e 13-të, ndërkohë që 0-1 u mbyll fraksioni i parë i ndeshjes. Në të dytën Devolli nuk fal dhe shënon dy herë. Kame në të 55-ën dhe 10-të minuta më vonë Çeliku janë dy golat e përmbysjes për devollinjtë që arrijnë një fitore me meritë sot në shtëpi përballë sportdashësve të vet.I vetmi ekip nga Prefektura që nuk mundi të bënte gjë sot ishte Maliqi, skuadër që u mposht në Gjirokastër nga Luftëtari i vendit të dytë me rezultatin e thellë 4-0. Nga dy gola në secilën pjesë kanë shënuar vendasit, ndërkohë që maliqarët u dorëzuan pa kushte dhe mbajnë vendin e parafundit në renditje.Delvina-Pogradeci 1-2Shënues:Nikolla 45’ / Këndezi 42’, Danlandi 90’ (11-m)Devolli-Oriku 2-1Shënues:Kame 55’, Çeliku 66’ / Shkreli 13’Luftëtari-Maliqi 4-0Shënues:Çulli 18’, Mërkuri 23’, 74’, De Melo 90’
Sporti
SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2
Kategoria 1
POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
Sporti
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
Sporti
BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti1 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti4 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë