Polici
Kategoria e dytë ul siparin pogradec për kartolinë devoll me luhatje maliq që na zhgënjeu
Kategoria e dytë uli siparin e fazës së parë fundjavën që sapo kaloi. Pas 10-të ndeshjeve të para tashmë skuadrat kanë marrë pushimet dhe sigurisht që tashmë që erdhi fundi bëjnë edhe bilancin e kësja faze të parë.Nga Prefektura e Korçës ishin 3 skuadra, Pogradeci, Devolli dhe Maliqi që luajnë në të njëjtin grup dhe sigurisht që kemi folur vazhdimisht për këto ekipe.Për ta filluar me Pogradecin, skuadër që e mbylli fazën e parë në mënyrën më të mirë. Themi këtë, pasi pogradecarët e mbyllën në krye të grupit me 26 pikë, 1 pikë më shumë se vendi i dytë.Dy javë përpara fundit liqenorët e morën kreun që e kishin në fillim dhe që më pas e humbën, por duket se kanë bërë vërtet mirë dhe mund të quhet skuadra Kartolinë e Prefekturës, pasi nga të tri skuadrat vetëm Pogradeci e arriti objektivin. Faza e dytë sigurisht që do të jetë edhe më e fortë, por tashmë Pogradeci ka kohë të mendohet si të bëjë më të mirën që ta mbyllë sezonin po këtu ku është. Bravo Pogradeci!Për të kaluar te skuadra e Devollit, një skuadër tjetër e Prefekturës. E mbylli fazën e parë në vendin e 7 me 11 pikë në renditje. Një skuadër me shumë luhatje dhe përpos objektivave që kishin janë shumë vende poshtë në tabelën e renditjes. Pritet një analizë e hollësishme e ekipit pas kësaj faze, në mënyrë që fazën e dytë të jenë shumë mirë dhe të ngjiten lart në renditje.Dhe skuadra që na ka zhgënjyer nga Prefektura jonë, ishte Maliqi. Themi këtë pasi në fillim të kampionatit Maliqi bëri blerje vërtet cilësore, por se çfarë i mungoi këtij ekipi rrugës, kjo mbetet për t’u parë. Maliqi renditet në fund të fazës në vend të parafundit me vetëm 5 pikë, aq sa askush në fillim nuk e mendote që do të kishte kaq pak pikë.Kjo skuadër me lojtarë cilësorë, vërtet nuk e meritonte të ishte këtu.
Ngjarje
Aksident i trefishtë tek shkolla “Mekanike”
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 33-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 23-vjeçari në bulevard “Republika”
Ngjarje
POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan
Ngjarje
POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën
Ngjarje
POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti1 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti4 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë