Aktualitet
Kelo sjell legjendën, Teodor Vaso në ditën e Pavarësisë. Shumë krenari korçare dhe shqiptare
Në këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptaret kudo ndodhen, 111 vjetorin e shpalljes së Pavarësise, mendova të përshkruaj në mënyrë të përmbledhur jetën dhe veprimtarinë e njërit prej futbollistëve më të spikatur shqiptar në 60 vitet e fundit Teodor Vaso, kjo mbi bazën edhe të shkrimeve të autorëve të ndryshëm si dhe të bashkëbisedimit tim me Teodor Vason, në ditët e fundit të muajit nëntor 2023.Të shkruash për Teodor Vason, është sa e lehtë, aq edhe e vështirë. Është e lehtë pasi në morinë e fakteve të evenimenteve sportive, ai ndrin si një meteor dhe e veshtirë sepse për të përshkruar me detaje e hollesi të gjitha ngjarjet futbollistike të një etape çerek shekullore(25 vjecare), duhen shkruar libra dhe jo shkrime të shkurtra prej disa fletësh.Të apasionuarit pas futbollit, por dhe të tjerë, nuk mund të shkojnë në Korcë dhe të ikin pa takuar, pa biseduar, pa pirë një kafe me legjendën e futbollit korçar dhe shqiptar, Teodor Vaso. Emri i Teodor Vasos qëndron madhërishëm e denjësisht, histori e legjendë, mes atyre të mëdhenjve që ka njohur historia e gjeneratës së artë të futbollit shqiptar, që me lindjen e tij. Një karrierë brilante që përputhet me biografinë ngadhënjyese e mbresëlënëse e të pakalueshmit -Teodor Vaso.Për Teodor Vason janë shprehur me nota pozitive shumë personalitete shtetërore si President Republike, kryetar Bashkie, ministra të Kulturës e Sportit dhe personalitete sportive kombëtare e ndërkombëtare e sidomos këta të fundit gjatë zhvillimit të dy takimeve të kombëtares tonë me atë gjermane, takimit të Teodor Vasos me trajnerin e dëgjuar gjermano-perendimor Helmut Shen, trajnerin e ekipit të Keln-it,kampion të RF Gjermane,vGeorge Knopfle presidentin e klubit”Fenerbahce”(Stamboll) Myslym Beun, si dhe trajnerët e futbollistët Osman Caslli, Loro Borici, Ilia Shuke, Panajot Pano, Maksim Tuxhari, Sabah Bizi, Medin Zhega, Dhimitraq Xhambazi, Mexhit Haxhiu, Dhimitraq Shoni, Ramazan Ragami, Koço Dinella, Alfred Gjinali, Ali Mema, Lin Shllakun, Josif Kazanxhi, Medin dhe Frederik Jorgaqi, gazetarët Raimonda Moisiu, Vepror Hasani, Besnik Dizdari, Ramazan Bigza, Kostaq Mizaku, Adriatik Balla, Moisi Dalipi, Defrim Methasani, shkrimtari Vath Koreshi e të tjerë.Teodori lindi dhe aktualisht jeton në qytetin e Korçës.Është diplomuar në Institutin e Kulturës Fizik “Vojo Kushi”në Tiranë.Skeda e Teodor Vasos.Datëlindja: 15.09.1941.Vendlindja: KorçëPozicioni: Mbrojtës (i ka bërë të gjitha rolet,perjashto portier).Përfaqësues i klubeve të: Skënderbeut, Dinamos, 17 Nëntorit, Partizanit.Duele ndërkombëtare: 36 ndeshje me kombëtaren, 20 me Partizanin.Karriera si futbollist: 1957-1973 me ekipet e të rinjve Dinamo 1957-58, Tirana 1959, Skënderbeu 1959-1963 dhe 1966-1973, Partizani 1963-1966.Ndeshje të zhvilluara: Janë 343 ndeshje gjithsej, ku 307 janë me Skënderbeun dhe Partizanin për kampionat dhe kupa dhe 36 ndeshje ndërkombëtare me dy klubet sportive “Skënderbeu “dhe “Partizani “dhe ekipin kombëtar.Numri në fanellë: Si mbrojtës numri 4 dhe si mesfushor numri 6.Trofe të fituara: Titullin kampion me Partizanin 1963-64, Kupën e Shqipërisë 1964 dhe 1966 me Partizanin,Kupën Ballkanike 1970 me Partizanin.Karriera si trajner dhe specialist: Në vitet 1974-1978 trajner i ekipit të të rinjve të Skënderbeut dhe 1978 deri në 2016 delegat si specialist futbolli i FSHF-së. Trajner dhe Specialist futbolli pa ndërprerje që nga viti 1972, 55 vjet aktivitet sportiv.Vlerësimet: Në vitin 1967 fitues i anketës “10 sportistët më të mirë të vitit”, në vitin 1968 “Mjeshtër Sporti”, në vitin 1999 fitues i anketës “Fotbollisti i Shekullit për Korçën”, në vitin 1999 nga Ministria e Kulturës dhe Sportit ”Medalja e Artë“ “Për rezultate të larta në Sport”, në vitin 2007 nga FSHF, Medalja e Veçantë “Për rezultate të larta në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare”, në vitin 2009 nga Bashkia Korçë : ”Emblema e Artë eBashkisë Korçë”.Fitues i anketës “5 Sportistët më të mirë të vitit 1967-ë” në përbërje të ekipit kombëtar të futbollit që eleminoi R.F.Gjermane në 17.12.1967.“Mjeshtër i Merituar i Sportit” dekoruar me Medaljen e Artë ”Për merita të shquara në sport” me rastin e 90 vjetorit të themelimit të Shoqërisë së parë kulturalo- sportive në Korçë.Në vitet 2012-2013 në funksionin e të deleguarit të FSHF-së për ndeshjet në qarkun e Korçës. Kampion kombëtar me ekipin”Partizani”në vitin futbollistik 1963-64 dhe fitues i Kupës së Republikës në atë vit dhe në vitin 1966. Fitues i Kupës Ballkanike me klubet në 1970-ën veçmas me ”Partizanin”.Medalje e FSHF me motivacionin “Për rezultate të larta në ndeshjet e futbollit me ekipet që ka luajtur brenda dhe jashtë Shqipërisë.”Ish Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka vlerësuar Teodor Vason më 28 dhjetor 2018 me titullin e lartë :“Kalorës i Urdhrit të NderitEshte vleresuar “Ambasador për paqen”.Nuk trajtohet me pension te vecante,ndersa merr pension pleqerie afersisht 20 mije leke/muaj.Ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse,dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombetare,9 ndeshje me kombëtaren shqiptare,15 ndeshje me skuadrën”Partizani” dhe 3 me skuadrën korçare “Skenderbeu”. Një kapitull më vete plot dritë për karrierën e tij janë 18 ndeshjet me ekipin tonë kombëtar , ku 9 janë miqësore dhe 9 ndeshje janë ndeshje zyrtare për pjesëmarrje,ne eventet kualifi-kuese evropiane e botërore.Këtu mund të veçojmë katër ndeshjet kundër ish R.F,GJ, në vitet 1967 dhe 1971,dy ndeshje kundër skuadrës të ish Jugosllavisë në vitin 1967,si dhe përballjet,me Turqinë në vitin 1970 dhe Poloninë në vitin 1971. Dhe kush mund ta harrojë atë ndeshje të madhe në historinë e futbollit shqiptar,atë të 17 dhjetorit 1967 në stadiumin“Qemal Stafa“ku kuqezinjët regjistruan shifrat Shqipëri 0-0 R.F.GJ. Në vitin 1973 në moshën 32 vjeçare,pas plot 17 vjetëve sport që e filloi në atletikë dhe shumë vite duke luajtur futbollin si një “serenate, të bukur dhe plot ëmbëlsi Teodor Vaso do të largohet nga fusha e blertë e futbollit.Një arshivë e pasur me më shumë se 307 ndeshje në kampionate dhe kupa dhe 36 ndeshje ndërkombëtare mbyllin karierën e tij të sukseshme te ketij futbollisti legjendë te futbollit korçar dhe atij shqiptar.Një paradoks më vete ka qënë fakti se në ato vite për këtë ikonë të futbollit tonë,nuk është orgnizuar asnjë ceremoni për dorëzimin e fanelës me numrin 4 ose 6 që ai ka mbajtur dhe nderuar,falë talentit dhe përkushtimit të tij shumëvjeçar.Ka pasur një fëmijëri të vështirë,si gjithë familjet që jetonin në sistemin e një makine të madhe sociale, që privonte në mënyrë efektive emocionet shpirtërore, dëshirat dhe ëndrrat, të cilat sistemi socialist përpiqej “t’i inkurajonte” vetëm brenda kufijve të caktuar të një “lumturie sociale”.Këto vështirësi dhe sakrifica në jetën e përditshme dhe në përputhje me ëndrrat e dëshira,e maturuan djaloshin korçar parakohe moralisht e fizikisht.Që në fëmijëri luante shpesh futboll dhe sporte të tjera në oborrin e shkollës.Më pas luante volejboll dhe boks,derisa u inkuadrua në grupimin “Futbollisti i vogël”. Një ditë prej ditësh boksieri i vogël,Todo Vaso,rreshtohet në ekipin e boksit,nën drejtimin e të mirënjohurit e të famshmit,boksierit korçar Niko Mile.Por ëndrrat dhe dëshirat e Teodor Vasos,nuk mjaftoheshin me aq,dhe si të gjithë djelmoshat e rrugicës së tij,zvarriteshin poshtë telave me gjemba që rrethonte fushën sportive të futbollit të Korçës,për të parë skuadrën “Puna” të qytetit.Shenim:Meqenese shkrimi ze 8 faqe leter te formatit A4,ai do te ndahet ne 4 pjese. Shkelqim Kelo.Tirane me 28 nentor 2023.(Fundi i pjeses se pare)
Aktualitet
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore, edicioni XIII, Ersekë 2024
Aktualitet
2 Tetori/ Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës
Aktualitet
E mërkurë, 2 tetor 2024/ DITË KRESHME
Aktualitet
Mirëmëngjes nga mrekullia me emrin Gramoz!
Aktualitet
Mario Rabiu një tjetër besimtar i mirë tek…
Aktualitet
Qyteza e Fëmijëve plot me gjyshër dhe gjyshe në Ditën e të Moshuarve!
Aktualitet
POGRADEC/ “Dita e Pensionistëve”
Aktualitet
Në Pogradec inagurohet rruga e re Pogradec-Dogana Tushemisht!
Aktualitet
Shoqata e Grave në Policinë e Shtetit dhe përfaqësues të ICITAP, takim me punonjëset e DVP Korçë
Aktualitet
Njihuni me Monika Nure/ Pjesë e skuadrës te Qyteza e Fëmijëve!
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori5 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti18 orë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…