Sporti
Këtë herë ndryshe grabockë o jetë më në fund dritë nga petrit f zeneli
Në një e dy qershor na prit, se përsëri do të vijmë!Veçse këtë herë, jo më këmbë e me kuaj,Si dy mijë vjet rresht brezat e parë, cfilitur rripave e ckërrkave!Por si në ëndërrat e bukura “të princeshave”, me makinë!Rrugë e bërë dhuratë, nga njeriu i zotit, Festim Lami!Në nderim të shenjtit të tij dhe krahinës, Dervish SalinëBo..bo, mendon dikush, me det, sa prapa bote janë ende,Jo “dikushi”, jo, mundohu të hysh në lëkurën tonë e të kuptosh se,Aty nuk është fundi i botës, po fundi i Korçës indiferenteEdhe aty ka histori, kulturë, pasuri, tapi e pronarë,Blerë me flori, nga djersa e gjaku i gjyshërve arratisur, emigrantëPrej atje, rreth 3 km larg, e vlen të lidhet Korça me Skraparë,Jo vetëm në 1800 – 2000 m lartësi, në historiken Qafë e MartësEdhe pse në trevë ha pula gurë, duket në pamje të parëKy djep i arsimit shqip, Amerikën ka shkelur më herët se të tjerët,Kanë ndërtuar kudo, kala, hekurudha, ura e autostradëGrabockalliu Jonuz Baliko, i pari bleu makinë në atë krahinëKur të tjerët, kujtonin se ajo “ushqehej me bar”.Po ç’tu bëjmë djemve tanë të ditur e me pushtet, dikur,Që në emër të drejtësisë hyjnore, menduan pa hile e thanë,Në fillim rrugë të tjerëve, gjynah, pastaj motrave e vëllezërve tanë.Dhe ikën ata me nder për vete, vendlindjen jetime lanë pas krahëveNdërsa ajo, me sy e shpirtin tharë, prapë bij i quan, e kurrë s’mbajti inatePo sot?! Sot, me vonesë, por ne e kryem disi detyrën e shenjtëDhuruam diçka, për të çuar në vend amanetin e të parëvePikërisht, ne plangprishësit, shkolluar e shëtitur rrugëve të botës,S’dimë pse kjo e jona, vragë balte, na duket më e mira autostradëSfiduam skeptikët që na thoshin dikur, “mirë thoni po kujt ia thoni”!“Ti rrofsh, po mos u lodh kot, o Petrit.., se nuk dëgjon njeri nga ai vesh”!Ja që kur lufton me shpirt, dhe në mes të rrugës, gjen dikë të të mbështesëE sot pas një dimri shi e rrebesh, për pastrim e “make ap”, rruga ka nevojëEdhe këtë herë, mjeshtrit të madh, Turit, t’ia lemë në mirëbesimFaleminderit të gjithëve kush me dëshirë e zemër, ndihmë ka afruar!Qa ta përballojmë vet, siç na ka hije, këtë shpenzim!Dhe krahas emrave të miqëve tanë të rrallë, Festim, Turi e Koço,Çdo kontribues prej Grabocke, Panariti etj, të mbesë në historiTë tjerë dhurues i presim me padurim të na bashkohenQë t’ia dalim në krye kësaj nisme ringjallje jete, mësëmiriDhe radhën t’ia lëmë pushtetit lokal e qëndor pastaj, një orë e më parëKëtë gëzim dhe sakrificë të vetmuarish humanë, lumi mos na e marrëSi është kjo botë, të jetosh nëpër qytete dhe në kohën e njeriut dixhital e dronëve,E të gëzohesh si fëmijë, për një copë rrugë balte, as sa e qindta e cilësisë së EgnatiesPër zotin, është çmenduri, nëse thellë thellë mendoheshPo ja që kështu është i ndërtuar njeriu, velet nga “marrëzitë” që i ndërton vetëDhe pastaj i kthehet prapë natyrës, origjinës, pjesë e së cilës kërkon të mbetetQë rregull, punë e siguri në jetë të ketë, njeriu shpiku qysh herët mekanizmin shtetPo rruga sot është gjëja më elementare, nuk i quhet, për gjëra të tjera më madhore ka vlerëE vini re, kur vritet dikush, mbytet, aksidentohet, vihet në lëvizje gjithë makineria shtetërore, Harxhohen miliona e miliona lekë, dhe shumë mirë bëhet, por ama jo vetëm mbas vdekjesE çdo të kushtonin këto miliona lekë t’u bëje dhjetra e dhjetra fshatrave atë copë rrugë?!Asgjë! Dhe jo të numrohen njerëzit, si bagëtitë kur jepet përkrahje, sipas numrit të krerëve“Na falni, por s’u takon rrugë, s’poltësoni kriteret, jeni pak shtëpi, vrisni veten, po vdiqët u dërgojmë helikoptere!Por le të kthehemi tek gëzimi ynë, se dolëm jashtë teme!Mirë u takofshim në dy qershor, të festojmë ndryshe këtë herë,Të bëjmë një kurban në tyrben e Dervish Saliut, çudibërës e patriotRrugën kushtuar atij e gjithë pelegrinëve ngado, të përurojmëMe bekime, këngë e valle, ju presim në gjelbëroshen Grabockë!Ngado që të vini, rruga e mbarë ju qoftë!
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti5 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti5 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga1 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti13 orë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!