Ditën e djeshme është zhvilluar finalja e Sunday League mes FC Helzag dhe KF Kalaja, ndeshje e cila u luajt në stadiumin “Skënderbeu”. Skuadra nga Korça fitoi me rezultatin 1-0, duke u shpallur kampione për të tretin vit radhazi, ndërkohë që ky trofe në total është i katërti për “Ujqërit” e Sunday League.
Ndërkohë që ditën e djeshme kemi pasqyruar kampionët që absolutisht meritojnë fjalët më të mira, ndërsa sot po pasqyrojmë nënkampionët, një skuadër model që vjen nga Pogradeci. KF Kalaja është ekipi i ligës amatore që për të dytin vit radhazi humbet në finale po me rezultatin 1-0. Madje në Pogradec e cilësojnë KF Kalanë si Juventusi.
Për KF Kalanë kjo humbje nuk do të thotë që duhet të ulë kokën poshtë, pasi është një tjetër ekip që duhet marrë shembull, me djem fantastikë dhe që gjatë gjithë sezonit ka bërë një performancë të shkëlqyer. Madje me lojën e tyre këta djem kanë argëtuar të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe mbështetur. Edhe vendi i dytë është meritë dhe për këtë KF Kalaja meriton një Bravo.
Faleminderit që na keni kënaqur dhe suksese në edicionin e ardhshëm!
Në Pogradec duhet të marrin shembull nga ky ekip!
Yesterday, the Sunday League final took place between FC Helzag and KF Kalaja, a match held at the “Skënderbeu” stadium. The team from Korça won with a score of 1-0, crowning themselves champions for the third consecutive year. This trophy is their fourth overall in the Sunday League for the “Wolves.”
“KORÇA BOOM”