10 janar 1942, sot 83 vite më parë lindi kolosi i skenës shqiptare. Robert Ndrenika, njeriu i mbi 30 roleve në filma, Agushi tek (Zonja nga Fshati) Sokrati tek (Vëllezër dhe shokë), Stefi tek (Në shtëpinë tonë) Vangjeli tek (Përrallë nga e kaluara) dhe kushedi sa roleve në teatër.
Aktori tejet i dashur për të gjithë brezat, sjell gjithnjë mesazhe me peshë dhe aktuale me rolet e tij. Të gjithë e duan dhe e admirojnë thjeshtësinë e tij. Të gjithë e vlerësojnë për sjelljen në jetën reale, por edhe për personazhet që tashmë i përkasin. Askush s’i harron batutat e tij në teatër apo filma, dy botë Robert Ndrenika ka dy vajza. Ai kishte një histori mjaft të bukur dashurie me gruan e tij, Polikseni. Ai e adhuronte bashkëshorten e tij. Por edhe ajo e adhuronte të shoqin, dhe e shoqëronte gjithmonë në prova. Por pasi Polikseni u sëmur dhe vdiq, Robert Ndrenika e vuajti shumë largimin nga jeta të bashkëshortes së tij. Aq sa për katër vite nuk shkeli më në teatër.që Ndrenika s’i ndau kurrë.
Por në prill të vitit 2012 ai fitoi mbi vuajtjen dhe iu rikthye fuqishëm teatrit me rolin e doktor Shuster.
Ai nderohet nga presidenti i asaj kohe, Bamir Topi me titullin “Nder i Kombit” (2012).
Ne 2014 ai futet në botën e një personazhi kapriçoz përmes premieres “Djemtë gazmore”, pjesë e shkruar nga shkrimtari amerikan Neil Simon.
Në 2015, u shpall Aktori i Vitit dhe gjatë marrjes së çmimit, publiku u ngrit në këmbë dhe duartrokiti gjatë në nder dhe respekt të tij.
Robert Ndrenika, “Artist i Popullit” meritoi çmimin vjetor nga Akademia e Artit dhe Kulturës “Kult”.
Robert Ndrenika përfaqëson jo vetëm nderin e dhe krenarinë e kombit por historinë e jashtëzakonshme të një njeriu të madh, që ka bërë histori përmes thjeshtësisë së madhështisë së tij.
On January 10, 1942, 83 years ago today, the giant of the Albanian stage was born. Robert Ndrenika, the man of over 30 roles in films, including Agushi in Zonja nga Fshati (The Lady from the Village), Socrates in Vëllezër dhe Shokë (Brothers and Friends), Stefi in Në Shtëpinë Tonë (In Our House), and Vangjeli in Përrallë nga e Kalura (Fairy Tale from the Past), as well as countless roles in theater.
The actor, deeply loved by all generations, always brings significant and relevant messages through his roles. Everyone loves and admires his simplicity. He is highly regarded for both his real-life behavior and for the characters that have now become part of his legacy. No one forgets his witty remarks in theater or films. Robert Ndrenika has two daughters. He had a beautiful love story with his wife, Polikseni. He adored his wife, and she adored him too, always accompanying him to rehearsals. However, after Polikseni fell ill and passed away, Robert Ndrenika suffered greatly from the loss of his wife. So much so that for four years, he did not set foot in the theater again.
“KORÇA BOOM”