Marko Ramos është një mbrojtës tek korçarët që ka filluar të humbasë terren si një futbollist titullar. Pas një fillimi të mirë duket se humbi besimin e Ivan Gvozdenoviç dhe nuk e ka fituar as me Ernest Gjokën në këto ndeshjet e fundit.
Ramos njihet si një djalë shumë luftarak dhe nuk ka për t’u pezmatuar. Ai ka shkruar në faqen e tij sociale: “Futbolli është i vështirë dhe prandaj nuk e bëjnë të gjithë këtë gjë.” Duket se ai po ndjen një moment pasigurie dhe vështirësie, por ndërkohë vazhdon: “Tek vështirësia qëndron diferenca e atyre që e duan dhe atyre që e ëndërrojnë.”
Ramos si gjithë të tjerët është në periudhë pushimi por jo pasiv, pasi e sheh çdo pasdite të stërvitet në Korçë dhe kjo për atë se nuk është larguar drejt Brazilit tek familja e tij. Duket se nuk ka pasur kohën e duhur, kjo për atë se më datën 2 Janar së bashku me të tjerët do të zbresë në fushën e stërvitjes.
Ramos, like everyone else, is currently on a break, but not passively. Every afternoon, he trains in Korça, as he has not gone to Brazil to be with his family. It seems that he didn’t have enough time for this, as on January 2nd, he will join the others on the training field.
“KORÇA BOOM”