Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi dje mbledhjen e fundit për vitin 2024, ku shqyrtoi disa çështje të rëndësishme për aktivitetin futbollistik.
Anëtarët e KE-së, pasi miratuan procesverbalin e mbledhjes së datës 26.11.2024, u diskutua dhe miratua propozim për implementimin e sistemit VAR në kampionatin “Kategoria Superiore” për vajza.
Sakaq, u miratua edhe propozimi për çmimet e biletave të ndeshjeve të kampionatit EURO U17 2025, që do të zhvillohet në Shqipëri në muajt maj-qershor.
Gjithashtu, u diskutua në lidhje me përgatitjen e Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024” si edhe fazën “FINAL 4” të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Po ashtu u diskutua lidhur me planin organizativ për ndeshjet Kualifikuese të Botërorit 2026.
The Executive Committee of the Albanian Football Federation held its last meeting of the year 2024 yesterday, where it discussed several important issues related to football activities.
“KORÇA BOOM”