Komunikata e policisë/ Ja ngjarjet e fundit në Korçë!

Date:

DVP Korçë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në fshatin Voskopojë, si pasojë e të cilit u dëmtuan drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja (të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve), informojmë se Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë drejtuesin e motomjetit, shtetasin E. H., 37 vjeç banues në Tiranë. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. H., 50 vjeç, pasi ka larguar motomjetin nga vendi i aksidentit, si dhe për shtetasin A. B., 30 vjeç, pasi i ka dhënë me qira motomjetin shtetasit E. H., pa qenë i pajisur me dokumentacionin përkatës për dhënien me qira të kësaj kategorie motomjetesh (off-road) dhe pa i dhënë kupon tatimor. Motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. B., 26 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. B., 27 vjeç, dhe M. T., 33 vjeç, pasi u kapën në fshatin Tresenik, Devoll, duke tentuar të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Following the information provided yesterday regarding an accident in the village of Voskopoja, as a result of which the driver of the motor vehicle and the passenger were injured (and continue to be under medical care), we inform you that the Korçë Police Commissariat arrested the driver of the motor vehicle, citizen E. H., 37 years old, resident of Tirana, in flagrante delicto.

Additionally, materials were referred to the Prosecutor’s Office, initiating proceedings against citizen J. H., 50 years old, in a state of freedom, for removing the motor vehicle from the scene of the accident, and against citizen A. B., 30 years old, for renting the motor vehicle to citizen E. H. without possessing the required documentation for renting this category of motor vehicles (off-road) and without issuing a fiscal receipt. The motor vehicle was seized as material evidence.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Dhjetra banorë të fshatit Gështenjas në Pogradec: Nuk do dërgojmë fëmijët në shkollë!

Dhjetra banorë të fshatit Gështenjas në Pogradec kanë protestuar...

SHKUNDET Greqia, ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve dhe magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka...

Stërvitja e korçarëve në Durrës me “marsh” të pestë

Sot është dita e tretë stërvitore e korçarëve në...

Lamtumirë mjekut Piro Dhono!

Nje lajm i trishtë për mjekesinë e vendit tonë,...