Skuadra korçare është në kuadër të përgatitjeve të veta në një javë trazicioni, kjo për atë se në këtë fund javë nuk do të luhet. Kështu që planet kanë filluar të bëhen nga trajnerët për të thirur në ndihmë ndeshjet miqësore.
Kështu korçarët do të zhvillojnë një ndeshje të tillë ditën e shtunë në orën 13.00 në stadiumin Skënderbeu, kundërshtar i tyre do të jetë ekipi i Pogradecit që realisht duhet të prezantohet ndryshe.
Ndryshim tjetër tek liqenorët kemi edhe faktin se Ardian Mema është trajneri i ri i liqenorëve pas dorëheqjes së Samuel Nikajt. Kështu që do të shihet çfarë mendon ndryshe trajneri i liqenorëve për vazhdimësinë e garës.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”