Kosovë- Instituti kombëtar i shëndetësisë publike njoftoi se ditën e djeshme është konfirmuar një rast i infektimit me linë e majmunëve.
I infektuari sapo ishte kthyer nga Afrika Perëndimore ku kishte udhëtuar së fundmi.
“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje. Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftim.
IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.
Pavarësisht thirrjes për vigjilencë instituti thotë se nuk ka vend për panik.
Kosovo – The National Institute of Public Health announced that yesterday a case of monkeypox infection was confirmed.
The infected individual had just returned from West Africa, where he had recently traveled.
“The case is a male (30 years old), a citizen of the Republic of Kosovo, who was hospitalized at the Infectious Diseases Clinic/QKUK on 24.12.2024, after returning from a country in West Africa, with symptoms such as fever, chills, skin changes, on the face, hands, and itching. The patient is in stable health condition,” the announcement states.
“KORÇA BOOM”