Kulture
Kongresi i manastirit si sot 115 vite më parë
Si sot para 115-vjetësh u mblodh Kongresi i Manastirit për të njehësuar alfabetin e gjuhës shqipe. Kjo ngjarje ka patur peshën e vet në historinë e arsimit shqiptar, pasi njehësimi i alfabetit jo vetëm që do të bashkonte shqiptarët e të gjitha krahinave gegë e toskë, por gjithashtu do të zgjidhte të gjitha problemet kulturore e gjuhësorë.Kongresi u mbajt nga data 14-22 nëntor 1908, me thirrjen e klubit “Bashkimi” në qytetin e Manastirit. Të gjithë anëtarët e klubeve dhe shoqërive patriotike do të dërgonin përfaqësuesit e tyre. Ishin gjithsej 50 delegatë, nga të cilët 32 ishin me të drejtë votë ndërsa 18 do të ndiqnin punimet e kongresit pa të drejtë vote. Seancat e ditës së parë dhe të dytë ishin të hapura, për këtë arsye morrën pjesë 400 veta. Seancën e parë e drejtoi Rexhep Hoxha dhe Fehim Zavalani kryetar i klubit “Bashkimi” Manastir.Kryetari i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri me nënkryetarë Luigj Gurakuqin dhe Gjergj Qiriazin. U caktua komisioni përgjegjës për njehësimin e alfabetit pas dy ditë diskutimesh. Kryetar i komisionit prej 11 anëtarësh ishte Gjergj Fishta dhe Parashqevi Qiriazi sekretare e komisionit. Diskutimi mbi alfabetin u ndal në tre alfabetet që përdoreshin me gjerërisht në atë periudhë që ishin Alfabeti i Stambollit dhe alfabetet e shoqërive “Bashkimi” dhe “Agimi” në Shkodër. Vendimet e kongresit për shkak të shumë pengesave të kohës ishin këto: lënia në përdorim të dy alfabeteve atij të Stambollit me disa ndryshime, por me bazë latine dhe një alfabet krejtësisht latin që ngjasonte me alfabetin e “Bashkimit”, por që u bashkua në të sistemi i shkronjave dyshe. Rrethi i alfabeteve u ngushtua në dy të tillë dhe vendimi për një alfabet të njehësuar do ti lihej kohës.
Kulture
Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik/ FOTOALBUMI!
Kulture
Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti1 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti2 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet1 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Super Liga1 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë