Connect with us

Aktualitet

Korça Alpin së bashku me Discover Pogradec organizojnë ecje në natyrë e dielë, 13 tetor 2024

E dielë, 13 tetor 2024 Korça Alpin së bashku me Discover Pogradec organizojnë ecje në natyrë, “Shtegun e Serenatave” me këtë itenerar:

Grapsh – Bradvicë – Gjyrez – Ziçisht

Distanca 16 km

Niveli mesatar

7:00 takimi tek Bar Qoshka

7:30 nismi drejt fshatit Grapsh, ku do të vizitojmë shtëpit karaktersitke dhe kishën e Shën Gjergjit (1888). Pasi lemë Grapshin vazhdojmë ngjitjen për rreth 1:30 min drejt Bradvicës. Pushim tek kroi i fshatit!

– Vazhdojmë drejt “Ahishtës së Bradvicës” (MN), po aty do të vizitojmë kishën e Shën Kostandinit. Piknik në freskinë e ngjyrat vjeshtake të ahishtes!

– Fillojmë zbritjen drejt fshatit me shtëpi e kalldrëm, Gjyres, totalisht i braktisur. Aty pranë do të të vizitojmë Pyllin e Shën Thanasit (MN) dhe kishën me të njëjtin emër.

Me pas vazhdojmë ecjen drejt fshatit Ziçisht ku do të vizitojmë kishën e Shën Mërisë, ish- çentralin e parë e gështenjat shekullore.

– ulemi për kafe në Ziçisht!

– Në 17:00 kthimin në Korçë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Në rrugët lidhëse Selce, Velçan e Goçë punohet për rehabilitim të rrugëve rurale

Nga puna për rehabilitim të rrugëve rurale.

Në rrugët lidhëse Selce, Velçan e Goçë po punohet për pastrimin e kanaleve anësorë e sistemim të pjesëve më problematike.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Voskop dhe Lavdar/ Nga puna për çakullimin e rrugëve të parcelave

Nga puna për çakullimin e rrugëve të parcelave edhe në fshatin Voskop dhe Lavdar.

Çdo ditë në ndihmë të fermerëve për të lehtësuar ndjeshëm punën e tyre.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Lajm i mirë për mësuese Anxhelën që vuan nga sëmundje e rëndë/ Ministria e Shëndetësisë merr përsipër kurimin

Lajm i mirë për mësuese Anxhelën që vuan nga sëmundje e rëndë, Ministria e Shëndetësisë merr përsipër kurimin.

Lajm i mirë vjen për kujdesin shëndetësor të mësuese Anxhelës që vuan nga një sëmundje e rëndë.Vetë Ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu mbasditen e djeshme ka ngritur një grup pune për rastin e mësuese Anxhelës, duke ofruar kurimin e saj dhe hospitalizimin në Turqi.

Kjo zgjidh rreth 80% të problemit të Anxhelës, ndërkohë që familjarëve u është lënë detyrë të gjejnë dhuruesin e palcës ndërsa transportin dhe përkthyesin (diku rreth 4000 euro total) jam i bindur që do jetë në vëmendjen e bashkisë së Korçës, edhe pse ende nuk kanë reaguar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Amber është violinistja e talentuar tek Qyteza e Fëmijëve

Amber është violinistja e talentuar që ndjek plot përkushtim dhe dëshirë kursin e violinës tek Qyteza e Fëmijëve.

Adhurueses së vogël të muzikës i pëlqen të koordinojë notat muzikore dhe të krijojë pjesë të thjeshta me to.

Suksese Amber, uroj që një ditë të shkëlqesh në skenat e mëdha të botës!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Rifillon asfaltimi i rrugës Maliq-Lozhan!

Rifillon asfaltimi i rrugës Maliq -Lozhan, një investim i Buxhetit të Shtetit nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Brenda muajit Tetor i gjithë aksi prej 19 km do të jetë i asfaltuar.

Një luginë fantastike që do të marrë jetë edhe më shumë me këtë investim të shumëpritur.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

POGRADEC/ Marshimi i vogëlushëve për Jetën në kuadër të “Tetorit Rozë”

Marshimi i vogëlushëve për Jetën.

Qindra fëmijë të kopshteve marshuan dje në kuadër të “Tetorit Rozë” muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Me buzëqeshje, lule dhe mesazhe kuptimplota ata marshuan për të dhënë mesazhin se ju nëna, gra dhe vajza duhet të kujdeseni për veten tuaj, për familjen dhe mbi të gjitha për këta voglushë.

Ndaj është momenti që secila nga ju të bëjë vizitë mjekësore, pasi kështu zbuloni, parandaloni dhe shpëtoni jetë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

MOTI/ Rreshje shiu në këtë të mërkurë 9 tetor 2024. Ja parashikimi…

Ditën e sotme vendi ynë pritet të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri të lartë. Hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e pasdites gardualisht reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke u lokalizuar në veriperëndim dhe zonat malore të vendit por me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 10 deri 21°C

në zonat e ulëta 12 deri 29°C

në zonat bregdetare 15 deri 27°C

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes dhe ditë të mbarë nga pedonalja e qytetit të Ersekës!  

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!

Sot është e mërkurë dhe data shënon 9 tetor 2024.

Ditën e sotme dëshirojmë t’ju japim një përshëndetje të veçantë nga pedonalja e qytetit të Ersekës. Kjo pamje e bukur është një përfaqësim i gjallë i atmosferës së ngrohtë dhe mikpritëse të këtij qyteti. Le të shijojmë çdo moment të kësaj dite të mrekullueshme dhe të ndajmë energjinë pozitive me njëri-tjetrin.

Portali “Korça Boom” ju uron një ditë të mbushur me gëzim, sukses dhe inspirim.

Shijoni çdo çast dhe ditë të mbarë miq të faqes sonë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Zona Këmbësore/ Vijon puna për krasitjen e pemëve dekorative në qytet.

Zona Këmbësore/ Vijon puna për krasitjen e pemëve dekorative në qytet.

Punonjësit e Shërbimeve Publike sot punuan në Zonën Këmbësore të qytetit, për t’i dhënë rrugës më shumë hapësirë dhe dritë.

Çdo ditë në punë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Vijojnë aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi!

Vijojnë aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi!

Ftohen gjithë fermerët dhe blegtorët për të adresuar kërkesat dhe pyetjet e tyre pranë AZHBR dhe të përfitojnë mbështetje nga njëra prej masave:

Instalimi i rrjetave antibreshër

Mekanizimi i bujqësisë

Ndërtimi i stallave

Kosha dhe rrjeta për akuakulturë

Ndërtimi i serrave diellore të reja

Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion një skemë me 1.5 miliardë lekë për këtë vit dhe vitin 2025, nga të cilat mundësia e pagesës prej 30% për çdo aplikim fitues do të realizohet brenda vitit 2024.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News