Në dy ndeshjet e para korçarët kanë shënuar nga një gol. Natyrisht është pozitiv fakti se shënojnë. Por po të shohësh, janë dy gola që janë shënuar nga dy mbrojtës, Prençi dhe Rabiu.
Natyrisht edhe ata kanë bërë detyrën, Prençi pas goditjes këndore dhe Rabiu për meritë të tij individuale, çka do të thotë se duhet më shumë dhe pritet më shumë nga të tre sulmuesit.
Natyrisht që edhe mesfushorët janë ata nga të cilët pritet të shënojnë. Kujtojmë që në sezonin e kaluar ishin pikërisht Janaqi, Liço dhe Merlin që kanë hapur serinë e golave. Shpresohet që sulmi tani të fillojë të shpërthejë për të shënuar pasi edhe vetë futbollistët janë ata që do të kalojnë atë ngërç të momentit.