“Që në këto momente kemi filluar të mendojmë për takimin me Elbasanin. Kemi filluar dhe kemi një njohje majft të mirë të kundërshtarit, kështu që do të na duhet punë për të përballuar këtë ndeshje dhe për të dalë me sukses.”- Këto janë fjalët e trajnerit Ivan Gvozdenoviç kur është pyetur për ndeshjen e radhës ndaj Elbasanit.
Madje trajneri ka kujtuar edhe atë ndeshje të parë hapëse kur Elbasani i ka marrë barazimin dhe këtë Gvozdenoviç nuk e haron. Por duke qënë se ndeshja vjen shpejt edhe Gvozdenoviç konfirmon se ekipi është në një gjendje shumë të mirë dhe kjo shihet si një armë e fortë për takimin e transfertës.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”