Në qoftë se do të qëndrojmë tek statistika e shënimit të golave në këto tri javët e para, vërtet është pozitive. Pikërisht golat e shënuar nga ekipi i Skënderbeut janë tre. Pak a shumë kjo ha dikutim, por që është shënuar kjo është një shenjë shumë pozitive që lidhet me lojën dhe forcën sulmuese të ekipit dhe të bën të besosh se duke shënuar del tek fitorja.
Ka shënuar Prençi kundër Elbasanit, Rabiu kundër Partizanit dhe Bismark kundër Vllaznisë. Një shtrirje golash nga tre lojtarë në pozicione të ndryshme loje. E rëndësishme është edhe fakti se sulmuesi kryesor doli tek goli në këtë ndeshje, por duhet pranuar se ka bërë mirë në të gjithë takimet.