Dita e diel dhe e hënë janë ditë pushimi stërvitore për korçarët, por kjo jo për të gjithë. Siç edhe është mësuar një pjesë e futbollistëve dhe këta janë të paktë në numër janë larguar për tek familjet e tyre.
Kështu është kapiteni Prençi dhe disa futbollistë që kanë udhëtuar drejt Italisë, siç është Rabiu dhe Alia. Ndërkohë që disa të tjerë duke dashur disa ditë pushim janë larguar nga Korça.
Por shumica e të tjerëve është në Korçë edhe sot, pra ditën e hënë stafi do të dalë në stërvitje me disa futbollistë që vërtet duan të kalojnë disa çaste stërvitore, por thjesht dhe vetëm në një stërvitje individuale dhe për më shumë të riaftësohen edhe nga ana fizike.
Kjo natyrisht është shumë normale kur vijnë thjesht dhe vetëm nga një fazë e ngarkuar stërvitore. Ka nga ata futbollistë që s’kanë marrë ngarkesat e lojës, pra kanë qenë në stol dhe e kanë të nevojshme të punojnë.