Lajme
Korçari Aleko Skali/ Në 101 vjetorin e lindjes së veteranit të aktrimit shqiptar, nderim dhe respekt
Data 6 dhjetor shënon 101 vjetorin e lindjes së veteranit të aktrimit shqiptar Aleko Skali (1922-1978). Nderim dhe respekt për figurën e tij!Aleko Skali lindi në Korçë më 6 dhjetor 1922. Mbaroi liceun e Korçës duke u dëshmuar si një intelektual i njohur. Qysh në fillim të viteve ’30 u aktivizua me grupin teatral “Rinia” Korçare duke rënë në sy si një aktor i talentuar dhe me të ardhme.Pas çlirimit të vendit punoi si gazetar në Radio Korça duke mbuluar jetën kulturore,artistike të qytetit dhe më gjerë. Në vitin 1950 është ndër themeluesit e teatrit “A, Z Cajupi” duke u përfshirë në premierën e parë të tij, në dramën “Përmbysja” të Lavrenjevit.Ishte nga aktorët e suksesshëm të kësaj trupe në vitet e konsolidimit dhe ecurisë drejt rritjes së cilësisë artistike, madje regjisori Sokrat Mio e aktivizoi në mjaft raste si asistent regjisor, punë që e bëri deri në vitin 1960 kur emërohet edhe regjisor i trupës së Estradës Profesioniste, menjëherë pas formimit të saj. Këtë detyrë e kreu deri në vitin 1968 duke realizuar rreth 30 premiera, si dhe operetën “Së bashku jeta është këngë”.Aleko Skali ishte edhe shkrimtar i skenës me një sërë krijimesh në lëmin e humorit. Shkroi bukur pjesë dramatike, tekste këngësh, etj.Si artist veteran dhe me ndihmesë të pamohueshme në rrugën e ngjitjes së Teatrit dhe Estradës së Korçës, u karakterizua gjithashtu nga dashuria, puna dhe pasioni për artin. Ka marrë pjesë edhe me dy-tre role episodike në kinematografi, në filmat “Skënderbeu”, “Zonja nga qyteti” dhe në “Përballimi”. Ndahet nga jeta në vitin 1978.
Lajme
Reagojnë tifozët korçarë/ E kanë me gjykimin…
Lajme
Skënderbeu in men’s volleyball defeated Vllaznia
Lajme
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 34-vjeçarin nga Vlora për trafikim të paligjshëm
Lajme
Liqenoret e rrjetës kërkojnë rikthim tek fitorja..
Arsimi
Ekoturizmi dhe Balkania Route në Prespë
Lajme
Në Korçë dëmtohet impianti elektrik, ekipet pa stërvitje..
Lajme
FSHF Sunday League 2024-25/ Nis sot sezoni i gjashtë i futbollit amator, luhen pesë takimet e para
Lajme
Reagon gazetari pas kërcënimeve: Nuk më trembet syri fare!
Aktualitet
Mirëmëngjes nga kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit!
Lajme
Vajzat e Skënderbeut dominojnë ndaj Teutës, fitojnë me rezultat …
-
Sporti1 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti17 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë