Sporti
Korçari bledi shkëmbi i kënaqur me grumbullimin kemi lojtarë që premtojnë për të ardhmen
Ekipi Kombëtar U-19 zhvilloi për herë të parë një grumbullim tre ditor me trajnerin e ri Bledi Shkëmbi. 20 lojtarët e përzgjedhur ishin nga klubet e kampionatit shqiptar dhe vetëm dy prej tyre vinin nga kampionati i futbollit në Kosovë.Gjatë këtij grumbullimi në kompleksin Tropikal, trajneri Bledi Shkëmbi pati mundësinë të vëzhgonte nga afër gjendjen e futbollistëve të grumbulluar, teksa u zhvillua edhe një ndeshje miqësore me Teutën U-19.Në një prononcim trajneri Bledi Shkëmbi, fillimisht tregoi ndjesitë e tij në këtë grumbullim të parë me Kombëtaren U-19.“Ndjesi të mira, patjetër pak emocion. Ishte hera e parë që u prezantova me lojtarët. Dua të theksoj që ishin futbollistë të kampionatit shqiptar. Mendoj që si hera e parë shkoi mirë, duke u stërvitur por edhe në një ndeshje miqësore që luajtëm me ekipin e Teutës U-19”- tha fillimisht trajneri i Kombëtares U-19.Më tej, Bledi Shkëmbi tregoi se është i kënaqur nga ky grumbullim i parë me lojtarët e ftuar dhe tha se disa futbollistë janë elementë të mirë që premtojnë për të ardhmen. Ai gjithashtu shtoi se puna vijon çdo javë me projekti “Step by Step” që ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e çdo lojtari.“Jam i kënaqur në këtë grumbullim tre ditor me skuadrën, me të gjithë lojtarët, me mënyrën se si u stërvitën, me seriozitet, rregull, disiplinë sepse në atë moshë dhe në çdo skuadër kjo gjë është shumë e rëndësishme. Patjetër që ka disa lojtarë që premtojnë për të ardhmen, në këtë moment nuk dua të përmend emra por që patjetër që ka disa që ne po i shikojmë me kujdes. Jo më kot është dhe projekti “Step by Step” ku ne pikërisht një numër të këtyre lojtarëve e thërrasim çdo javë dhe i trajnojmë në mënyrë specifike.Objektivi? – Patjetër që ndikon, unë mendoj që objektivi i parë është përmirësimi i këtyre lojtarëve individualisht, pasi ne më shumë punojmë nga mënyra individuale me këto lojtarë. Kjo moshë mendoj që përmirësimi duket shpejt, ndryshojnë nga muaji në muaj dhe në fund do të shikojmë se ku jemi me të gjithë këta emra”, – përfundoi prononcimin e tij trajneri Bledi Shkëmbi.
Super Liga
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
Sporti
VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Skënderbeu-Egnatia në orën 19:00/ Ja formacionet e të dy ekipeve
Kategoria 1
POGRADECI mposht Kukësin/ Ja 5 çiftet e luajtura sot!
Sporti
Java e dytë e kampionatit të vajzave luhet e ndarë në dy ditë
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Përfundon me sukses turneu i organizuar nga FSHF, Shqipëria e mbyll me fitore
Sporti
Tifozët i kujtojnë ekipit se janë “Skënderbeu”
Sporti
Skënderbeu-Egnatia, ndeshja e zgjidhjes së krizës
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti5 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…