Ditën e djeshme është zhvilluar një mbrëmje “Gala” nga Federata e Basketbollit, atje ku janë dhënë edhe shumë tituj mirënjohjeje për kontributin në lojën e koshit të dhënë nga sportistët në vite dhe ata të tanishmit.
Mes të tjerësh ka qenë edhe basketbollistja korçare Ornela Lalaj, një ikonë tashmë e lojës së koshit. Kapitenia e ekipit tonë kombëtar është vlerësuar si basketbollistja më e preferuar. Një titull plotësisht i merituar për këtë basketbolliste që ka një karrierë të pasur, duke qenë pjesë e Skënderbeut fillimisht dhe më pas e kërkuar nga të gjitha ekipet shqiptare.
Ornela ka luajtur edhe me ekipe të huaja atje ku edhe sot ka kërkesa të shumta, por Ornela ka vendosur të shërbejë dhe të luajë në Shqipëri duke ndihmuar dhe dhënë një kontribut në rritjen e basketbollit shqiptar.
Një krenari për Korçën dhe jo vetëm. Ne i urojmë edhe më shumë suksese të tjera në karrierën sportive kësaj vajze të mrekullushme që rrezaton kulturë dhe profesionalizëm në çdo hap të karrierës së saj.
Suksese Ornela Lalaj, nga të gjithë dashamirësit e sportit shqiptar dhe në veçanti nga ata korçarë!
A pride for Korça and beyond. We wish even more success in the future to this wonderful young woman who radiates culture and professionalism in every step of her career. Success, Ornela Lalaj, from all the fans of Albanian sports and especially from the people of Korça.
“KORÇA BOOM”