Sporti
Krenaria e atletikës perëndesha pavlina evro
Pavlina Evro, ose (Palka), ka lindur në Korçë në vitin 1965. Kontaktet me sportin i ka pasur që herët. Në moshën 13-vjeçare merr pjesë në një garë krosi të shkollave 8-vjeçare dhe zë vendin e parë. Në fakt, Pavlina merrej me basketboll dhe realisht i pëlqente, por me këmbënguljen e trajnerit Piro Kasati dhe mësuesëve të shkollës, ajo kalon tek ekipi i atletikës “Skënderbeu”. Fillon kështu një rrugë e gjatë, por shumë e suksesshme për Pavlinën. Talenti nuk të le në baltë, por kur gërshetohet me punën arrin dhe majat. Pavlina do të ishte kampione dhe rekordmene e padiskutushme ne 800, 1500 dhe 3000 metra.Në vitin 1983 ajo thyen rekordin në 800 metra, rekord i cili mbahej nga e madhja Marinda Preka. Në kampionatin europian të të rinjve në Austri, ajo thyen rekordin në vrapimin 1500 metra dhe ishte vetëm 18-vjeç, garë në të cilën fiton medaljen e argjendtë.Një vit më pas do të ishte kulmi i karrierës sportive. Në mitingun e Nicës në Francë, ajo fiton medajen e arte me 4’04”64 në vrapimin 1500 metra duke thyer dhe rekordin kombëtar. Është kjo medalja e parë e artë për atletikën shqiptare në një aktivitet ndërkombëtar kaq të rëndësishëm. Në vitin 1984 thyen rekordin kombëtar në 3000 metra në spartakiadën kombetare. Në vitin 1985 doli fituese ne një takim në Algjeri. Një vit më pas, do të vinte edhe një kulm tjetër , kjo në Oslo të Norvegjisë ku Pavlina merr pjesë krah kampiones Doina Melinten që vinte pas disa titujsh botërorë.Në këtë garë Pavlina pengohet, rrëzohet, por me një kurajo të jashtëzakonshme ngjitet në podjum duke fituar medaljen e bronxtë dhe vendos rekord kombëtar me 4’06”41. Në vitin 1987 fitoi medaljen e artë në Athinë në vrapimin 3000 metra dhe në Lojrat Mesdhetare në Latakia, ajo fiton medaljen e bronxtë në 1500m. Në vitin 1991 kalon në kampionatin grek me ekipin e “Iraklis” duke u shpallur kampione ne 800 dhe 1500 metra si dhe në stafetën 4×400 metra. Ajo vendos një rekrod të ri në Greqi në garën e 5000 metrave.Në vitin 1995 ajo lë garimin, por jo sportin, pasi ka punuar si pedagoge dhe trajnere në disa ekipe të Greqisë dhe së fundmi edhe si konsulle e Shqipërisë në Selanik.Ajo është nderuar me tituj dhe medalje të shumta si, “Mjeshtre e madhe e Punës”, “Nderi i sportit shqiptar”,”Qytetare nderi e qarkut të Korçës” , si edhe me një titull ndërkombëtar atë të “Qytetare nderi e Nicës”
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
Sporti
Gvozdenoviç filloi rotacionin në ekip, por…
Sporti
SKËNDERBEU/ Humbja ndaj Egnatias konfirmoi krizën e bardhekuqve!
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!
Kategoria 2
KATEGORIA E DYTË/ Sot vëmendja në Memaliaj-Maliqi dhe Delvina-Devolli!
Sporti
Gvozdenoviç i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen
Sporti
Tetova: Donim vetëm 3 pikët, Skënderbeu nuk rrezikoi shumë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!
Super Liga
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti5 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Super Liga19 orë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…