Connect with us

Polici

Krijimi i policisë së shtetit si sot 111 vite më parë bazuar në vizionin e ismail qemalit

Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, krijimi i Policisë së Shtetit si sot 111 vite më parë, u bë bazuar në vizionin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit, i cili në ditët e para të vitit 1913 porosiste Prefekturat dhe Bashkitë e vendit: “Përpiquni të siguroni sa më mirë qetësinë e vendit dhe rendin publik”.Në  vjetorin e krijimit, trupa e Policisë së Shtetit është rritur, modernizuar dhe gjithmonë e më shumë profesionale. Sot kemi një trupë profesionistësh, të papolitizuar me rezultate në parandalimin dhe reagimin për zbulimin e krimeve.Në tërësi viti që lamë pas shënoi rezultate edhe më të mira në disa drejtime përsa i përket punës së Policisë së Shtetit e në veçanti Drejtorisë Vendore Korçë, ku shënohen rënie në shifrat e krimit, trafikimit të lëndëve narkotike dhe një zbulueshmërie të lartë të veprave penale për vitin 2023, me afërsisht 95% të totalit të tyre.Qarku i Korçës është një destinacion i rëndësishëm në vend dhe në këtë drejtim nuk mund të mos përmendet roli i policisë në garantimin e sigurisë së qytetarëve. Vlerësim meriton puna e policisë edhe gjatë sezoneve të caktuara të vitit kur fluksi i hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar rritet ndjeshëm.Të gjithë efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, por edhe të gjithë Shqipërisë, meritojnë padyshim vlerësime, sepse janë mbrojtësit e jetëve njerëzore, garantues të zbatimit të ligjit dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe ruajtjes së rendit e qetësisë publike.Shumë nderim e mirënjohje për Policinë e Shtetit, patjetër Drejtorinë Vendore të Policisë dhe drejtuesit e saj të përkushtuar, Drejtorin Vendor të Policisë së Korçës z. Gjovalin Loka dhe Drejtorin e Kufirit dhe Migracionit, z. Idajet Hoxha, pasardhësin e tij deri para pak kohë në detyrë z. Fatmir Hoxha, dy nëndrejtorët, shefat e komisariateve dhe të gjithë efektivët e qarkut tonë, që në këtë 111 vjetor të rrugëtimit të kësaj trupe përmes sukseseve e vështirësive, shpalosin profesionalizëm dhe vlera të larta njerëzore.

Continue Reading

Ngjarje

Aksident i trefishtë tek shkolla “Mekanike”

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në fund të parkut “Rinia” në afërsi të shkollës “Mekanike”. Në këtë rrugë për shkak të ngushtësisë është shumë e vështirë të parakalohet, pikërisht këtë ka dashur të bëjë njëri prej drejtuesëve të mjetit.

Për pasojë ka goditur edhe dy makina të tjera. Fati i mirë ka qenë fakti se nuk ka të lënduar nga kalimtarët. Në këtë orë kjo zonë është shumë e populluar. Forcat e rendit kanë shoqëruar njërin prej drejtuesëve të mjetit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 33-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/ Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin D. M., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 23-vjeçari në bulevard “Republika”

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/ Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. Ç., 23 vjeç, banues në fshatin Barç, pasi u kap në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. L., 39 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi ka dëmtuar fizikisht një 60-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Zvezdë, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në fshatin Pojan, drejtuesi i automjetit tip “Audi” që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin E. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

R. A., 47 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme rrushi në vreshtat e një 61-vjeçari;

I. T., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

M. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 59-vjeçar, për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 17, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!

Maliq/Rreth orës 00:30, në fshatin Zvezdë, Maliq, motomjeti me drejtues shtetasin E. T., 31 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. D., 57 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi ka kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbërt 20 steka cigare të llojeve të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi Z. L., 78 vjeç, i cili ka kallëzuar se në datën 27.09.2024, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij. Po punohet për gjetjen e saj.

Flash News