Kulture
Kujtesë 1 vit pa festim fetollarin
NJË VIT PA KAPITEN FETOLLARINMë 7 qershor të vitit 2023 u nda nga jeta para kohe ish-kapiteni legjendar i K.F. Pogradeci dhe ish-trajneri Festim Fetollari. Sot është përvjetori i largimit të tij nga kjo botë dhe për këtë e ndiej të shkruaj disa rreshta e ti them diçka.Shumë pak ka kaluar, vetëm një vit që kur na dhe lamtumirën, por për çudi sa e largët më duket dita e takimit tonë të fundit. Kalova në rrugë e ti që më thirre nga kafja:- “Hajde pi një gjë, hajde!”- Po më presin ca shokë profe, njëherë tjetër!”- Hajde tani, 10 minuta pi një gjë dhe ik pastaj.- S’po ta prish, ja po ulem, i thashë.Në fakt ato 10 minuta shkuan më shumë se gjysëm ore pasi nuk më bëhej të ngrihesha nga tavolina, sikur t’a dija që nuk kishim për t’u parë më!Unë e dija arsyen përse ti më ftove dhe më ftoje shpesh, por nuk doja të të rëndoja xhepin se ta dija gjendjen. Dukej se e kishe peng të më qërasje pasi unë isha nga ata pak njerëz që nuk i rrinte goja rehat dhe flisja nëpër rrethet e komunitetit të futbollit në Pogradec e që ngrija zërin tek “miqtë” e tu për të të rikthyer ty në punë, të paktën një vend në akademi.Nejse, sot po bisedoj nga kjo botë me ty dhe po të them se atë bravon që më qërase, e kam ende në grykë, se kapërdij dot, më rëndonte fakti se xhepat e tu nuk kishin mjaftueshëm, por prap së prap doje të bëje respekt.Në varrim të erdhën shumë, po shumë njerëz, ku disa prej tyre e kishin mundësinë të të bënin mirë gjatë momenteve të vështira që kalove në jetë, por ata nuk t’u gjendën pranë.Pashë shumë “shokë” e “miq” që ndoshta kishin ardhur sa për të kaluar rradhën e në fytyrë nuk i pashë asnjë pikë lot.T’i lemë këto, secili e ka për vete çdo gjë që bën. Ti shtegtove për në botën tjetër dhe prej kësaj bote dua të të them se ende kujtohesh me mall nga ata që të deshën pa interes. Ke lënë një emër dhe konsiderohesh legjendë në futbollin pogradecar e më gjerë. Në këtë botë mendoj se mjafton të lemë gjurmë të mira nëpërmjet veprave, emrit, profesionit tonë, të tjerat nuk vlejnë asnjë gram. Përderisa kujtohesh, do të thotë që ke lënë diçka mbrapa profesor.NGA Redi Dandallaku
Kulture
Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik/ FOTOALBUMI!
Kulture
Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori5 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë