Connect with us

Kulture

Kujtojmë sot 76 vjetorin e lindjes të aktorit mirush kabashi nderim dhe respekt për figurën e tij

Mirush Kabashi (1948-2023). Aktor. Lindi në Shkodër, nga një familje gjakovare nga i ati, më 17 prill, por u rrit në Durrës. Më 1970 u diplomua aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke kryer edhe detyrën e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artsitike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e në vijim në Teatrin Kombëtar. Nga viti 1985, me periudha të ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë së Aktorit” pranë Akademisë së Arteve.Ka interpretuar mbi 100 role në teatër dhe 20 të tilla në kinema. Figurat e mishëruara nga M. Kabashi bien në sy për origjinalitet, finesës dhe elegancës, duke frymuar tipa me ndryshime të ndjeshme nga njëri te tjetri, karaktere që janë përzgjedhur me mençuri dhe intuitë nga mëse të ndryshme sociale. Është aktor kryesisht i planit satirik e komik. Spikati fillimisht me krijimin e figurës burleske të Telit në komedinë “Kartela e verdhe” e Haxhi Ramës (1976), ku luajti me lirshmëri dhe tifozin e pasionuar që ndjek skuadrën dhe lojtarin e tij të zemrës ndeshje pas ndeshje e hall pas halli duke përdorur një shumësi detajesh shprehësi, si në plastikë ashtu edhe në menyrën e të folurit.Ky rol u pasua më tutje me karaktere të tilla komike, si: Diafarusi në komedinë “I sëmuri imagjinar” e Molierit (1982), me të cilin luajti mjaft bukur me elegancën plastike të tij, me përpunimin e gjestit, me reverancën dhe ritualin, çka i dhanë kësaj figure hirin, sharmin, ngjyrimin dhe stilin klasicist të kohës së përndritjes së salloneve aristokratike të periudhës së Luigjit XIV; Marin Miroju te komedia “Ylli pa emër” e M. Sebastian (1989), ku vuri në spikamë brishtësinë, poezinë dhe çiltërsinë e intelektualit ëndërrimtar e të ndrojtur të provincës.Në Festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 u shpall si Aktori më i mirë me rolin e Sadush Nezirit te komedia “Hija e tjetrit” e Ruzhdi Pulahës. Kësaj radhe operoi me finesë në shfrytëzimin e elementeve të sarkazmës duke i dhënë kuptimësi lojës së kontrapunkteve, atyre të fjalës dhe atyre të gjestit, midis asaj çka thuhej dhe asaj çka bëhej. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si ndër aktorët më të mirë.Në vitin 2002 fitoi rishtas çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokes në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit. Interpretimi i tij, sado që i kahut grotesk dhe me elementë të farsës, ngulmoi në ravijëzimin e një karakteri të vërtetë, të besueshëm, me mënyrën e njëmendtë të të sjellurit prej njeriu dinak, interesaxhi, por jo të lig.Më 1997, realizoi të parën monodramë në historinë e teatrit profesionit në Shqipëri, “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, sipas librit të shkrimtarit grek Kostas Varnalis; në shtator të atij viti konkuroi po me këtë rol si përfaqësues i Teatrit Kombëtar në Festivalin IX Botëror të Teatrit Eksperimental në Kajro të Egjiptit dhe u vlerësua si aktori më i mirë duke iu dhënë çmimi “Sfinksi i Arte”; po kështu fitoi çmimin e parë në Festivalin e Monodramës në Kiev, Ukrainë, 2004. Roli i Sokratit është ndoshta kulmi i tij artistik, ku fuqia interpretuese mbërrin në caqe vërtet të lavdërueshme dhe realisht konkurruese në rrafsh ndërkombëtar.M. Kabashi pëson një transformim të plotë psikofizik, plastika e tij paraqitet tejet e përpunuar, e folura gjithashtu, edhe me temperamentin dhe energjinë që ka ndërkallur në fjalën pasionale e ironike të Sokratit realizon një akuzë të fortë ndaj tiranisë, padrejtësisë, korrupsionit, në suazën e një sarkazme të pamëshirshme, duke i dhënë krejt lojës një qasje të dukshme bashkëkohore. Një tjetër monodramë interpretoi ai në vitin 2008, Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit nga Eric Emannuel Schmitt, ku nxori në pah, në trajtën e një dialogu dy vetash, at dhe bir i adoptuar, mirësinë njerëzore, dashurinë, tolerancën, urtësinë dhe virtytin, përkundër dhunës, egërsisë, keqkuptimeve doktrinore dhe armiqësive fetare.Në vitin 1991, fill pas ndryshimeve rrënjësore që ngjanë në Shqiperi, dha koncertin poetik recital me titull “Për demokracinë”, i pasur me të tjerë të ketij lloji, veçanërisht me atë kushtuar dramës së popullit kosovar më 1999, ku, tok me artistë të tjerë, zhvilloi një turne ndërkombëtar në 16 shtete me rreth 100 shfaqje. M. Kabashi ka luajtur role të shumta edhe në disa premiera në Estradën e Durrësit. Profili i tij krijues është përshfaqur më tej gjatë interpretimit të mbi 20 roleve në kinematografi. Shazivari (filmi “Koncert në vitin 1936”, 1978), ishte roli që e veçoi dhe i dha siguri karrierës së tij në ekran. Të luajturit e belbërisë së togerit shik e qejfli, pa e kthyer në qëllim më vete, përkundrazi në voli të ironizmit të tij, u shndërrua nga aktori në shenjë kuptimore me fuqi karakterizuese.Me rolin e Nikollaqit (filmi “Karnavalet”, 1980, nderuar me Medaljonin e Festivalit), dëshmoi një përmasë të re të aktrimit të tij: veç aftësive në përvijimin plastiko-ritmik të figurës, edhe aftësitë muzikore në sensin e perpuqjes së vokalit me lojën si të tillë. Me fare pak fjalë dhe me shumë veprime mimike e plastike, M. Kabashi i dha formë burleske rolit të asketit Lithan (filmi “Kohë e largët”, 1983), njeriut tinëzar, disi grotesk e tepër misterioz, si të ardhur prej mugujve, ku fshihej e keqja dhe krimi.Nga realizimet më të bukura të tij në kinematografi ishte roli i Brahushit (filmi “Dora e ngrohtë” 1983), me të cilin aktori të josh me përshtatshmërinë psikofizike ndaj kësi tipash të pandreqshëm, sherrxhinj e të inkriminuar, që duan sakaq të mbajnë pas vetes edhe njerëzit vertet në gabim, por në thelb të mirë. M. Kabashi është gjithashtu një recitues, konferencier dhe drejtues artistik në zë në spektaklet televizive etj. I është dhënë titulli “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Skenës”.

Continue Reading

Aktualitet

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore, edicioni XIII, Ersekë 2024

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore, edicioni XIII, Ersekë 2024.

Fotoalbumi i natës së tretë dhe të fundit i festivalit, i cili u finalizua në qytetin e Ersekës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik/ FOTOALBUMI!

Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik – u mirëpresim sot në

sheshin “Rilindja” në Ersekë më 18:00, ne Natën finale të këtij festivali.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar

Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar, duke na përjetësuar në ritmet e serenatave të dashurisë dhe këngëve që kanë mbushur rrugët e qytetit ndër vite. Me një repertor të veçantë, muzika fali emocion, nostalgji dhe një atmosferë të papërsëritshme.

Faleminderit të gjithë atyre që u bashkuan dhe mbështetën këtë udhëtim muzikor, si dhe artistëve të mrekullueshëm që na rikthyen magjinë e serenatës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës me performancën e tyre të jashtëzakonshme! Me interpretimet e tyre të ndjera dhe harmoninë e mrekullueshme të zërave, ata e kthyen natën në një përjetim emocional dhe nostalgjik për të gjithë të pranishmit.

Sonte, në natën e dytë të festivalit, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj atmosfere. Skena do të ndriçohet nga emra të tjerë të mëdhenj të muzikës dhe ju presim për një tjetër mbrëmje plot pasion dhe melodi.

Ejani të festojmë bashkë traditën e bukur të serenatave në Korçë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave ngjallën kujtime dhe emocione të

bukura.

Një mbrëmje e mbushur me art dhe dashuri për muzikën.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator

Duke sjellë një shije të traditës së serenatës së Spanjës, Alba Bioque dhe Vicente Morales në

piano do të mbushin natën me melodi shpirtërore në Korça Serenights më 28 shtator. Le të

shkrihet muzika e dy vendeve në një natë të bukur!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine

David Shaholli i njohur gjerësisht me emrin artistik DJ Tronky është korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine.

Suksesi i tij është një dëshmi e potencialit që ka një artist shqiptar për të ndikuar në skenën muzikore botërore, duke bashkuar kulturat dhe zhanret përmes muzikës.

Bravo David!

Vijo të shkëlqesh!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi

Klubi i Shkrimtarëve “Bota e Re” dhe Biblioteka publike ju ftojnë të merrni pjesë në takimin për promovimin e 3 vëllimeve me poezi, “Tingujt e shpirtit, Kërkoj yllin tënd, Korçë, e mirka ime”, të autores korçare Athina Bino, ditën e shtunë, datë 28 shtator 2024, ora 11.00, në mjediset e Bibliotekës publike, Korçë.

Jeni të mirëpritur!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights

Vaskë Niço, një artist i njohur dhe i dashur në botën e serenatave korçare, do të performojë më

28 Shtator në Korça Serenights. Me zërin dhe stilin e tij të veçantë, ai dhe banda e tij do të

sjellin atmosferën e ngrohtë dhe nostalgjike të serenatave në Pazarin e Vjetër.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë

Si gjithmonë me rastin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Muzeu i Arsimit organizon aktivitete me në qendër nxënësit e shkollave.

Për këtë vit duke u bazuar në temën: “Rrugë, rrjete dhe lidhje”, planifikuam lojën “Kërko thesarin” në bashkëpunim me klasën e IV të shkollës “Sotir Gurra”.

Loja konsistonte në gjetjen e një objekti të trashëgimisë kulturore i nxjerrë nga arkivat dhe i fshehur në muze. Për ta gjetur nxënësit duhet të kalonin në disa hapa duke mësuar ndërkohë historinë e Mësonjëtores dhe të disa personaliteteve kyç që luftuan për vazhdimësinë e shkollës.

Pasi nxënësit gjetën objektin, u diskutua rreth mbrojtjes, konservimit dhe transmetimit të qëndrueshëm të trashëgimisë tek brezat e ardhshëm.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News