Kulture
Kujtojmë sot në 98 vjetorin e lindjes aktoren e madhe violeta manushi
Kujtojmë sot në 98-vjetorin e lindjes, aktoren e madhe Violeta Manushi.E paharruar, Ollga jonë!Lindi më 6 mars 1926 në Korçë. Edhe pse babai i saj kishte dëshirë që ajo të bëhej mësuese, karriera e saj do të kalonte nëpër një tjetër rrugë. Pas martesës së motrës në Tiranë, shpërngulet edhe ajo vetë për në kryeqytet. Nis punë si tipografe në shtypshkronjën “Dielli” për të qëndruar aty deri në çlirimin e Shqipërisë. Ashtu siç është shprehur dhe vetë, Violeta, e cila më 1945 ishte pranuar dhe si komuniste në celulën e Korçës, urdhërohet të marrë pjesë në një shfaqje teatrore! Në vitin 1946 festohej për herë të parë 1 maji dhe do të vihej në skenë një vepër e Viktor Eftimiut, me regji të Sokrat Mios. Në ato vite ishte problem të gjeje aktore për të interpretuar rolin e një vajze. Meqë prova e Violetës doli mirë, u këmbëngul që ajo të kalonte në teatër.Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Kombëtar! Në aktivitetin e saj ajo ka shkëlqyer njësoj, si në komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”), ashtu edhe në dramë (Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”). Gjatë jetës së saj si aktore ajo realizoi mbi 100 role në teatër dhe 16 role në kinema. Në maj të vitit 2004 u rikthye me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar, me tragjikomedinë “Streha e të harruarve”. Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot TK), më 1946. U shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt. Në dramën “Orët e Kremlinit” (1957) ajo luajti njëherësh tre role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi. Më pas shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar tërësisht në secilin prej tyre. Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogël” (1989) dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976). Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti”. Aktorja e madhe fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977.
Kulture
Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik/ FOTOALBUMI!
Kulture
Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti1 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti2 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet1 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Super Liga1 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë