Connect with us

Sporti

Kukësi mposht laçin ja renditja pas ndeshjes së parë ditën e sotme

Sapo ka përfunduar ndeshja e parë e ditës së sotme dhe takimi i dytë i javës së 9-të të superligës, pasi Skënderbeu-Vllaznia 0-2 u luajt dje.Kukësi ka mposhtur Laçin me një gol në minutën e 64-ër, në një ndeshje pa shumë raste, por që vendasit arrijnë një fitore me vlera duke u ngjitur në kuotën e 10-të pikëve.Skënderbeu edhe pas kësaj ndeshjeje qëndron në vendin e 6-të, ndërkohë që Kukësi ngjitet në kuotën e 10-të pikëve dhe Laçi ngelet në kuotën e 13 pikëve, një pikë më shmë se Skënderbeu, por që kurbinasit ngelen në vendin e tretë.Në orën 17:00 luhet Dinamo City-Teuta.

Sapo ka përfunduar ndeshja e parë e ditës së sotme dhe takimi i dytë i javës së 9-të të superligës, pasi Skënderbeu-Vllaznia 0-2 u luajt dje.Kukësi ka mposhtur Laçin me një gol në minutën e 64-ër, në një ndeshje pa shumë raste, por që vendasit arrijnë një fitore me vlera duke u ngjitur në kuotën e 10-të pikëve.Skënderbeu edhe pas kësaj ndeshjeje qëndron në vendin e 6-të, ndërkohë që Kukësi ngjitet në kuotën e 10-të pikëve dhe Laçi ngelet në kuotën e 13 pikëve, një pikë më shmë se Skënderbeu, por që kurbinasit ngelen në vendin e tretë.Në orën 17:00 luhet Dinamo City-Teuta.

Continue Reading

Sporti

UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2

Kanë përfunduar ndeshjet e dyta të turneut “UEFA development” U-15 për vajza, që organizohet nga FSHF në datat 30 shtator – 5 tetor me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Kosovës, Estonisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shqipëria U-15 luajti takimin e dytë ndaj Estonisë dhe koha e rregullt e kësaj sfide u mbyll në barazim 1-1. Më pas, nga penalltitë Shqipëria triumfoi me rezultatin 4-2.

Trajnerja Daniela Kodra hodhi në fushë këtë formacion startues: Eriana Haxhija (GK), Anita Boqaj (C), Reiana Jahelezi, Elda Ahmeti, Laureta Dautaj, Agnesa Mehmeti, Adela Thaqi, Lorena Leskaj, Enxhi Idrisllari, Arsiola Zenunllari dhe Emi Maksuti.

Ndeshja nisi e barabartë, teksa të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme në prapavijë për të shmangur çdo rrezik. Kombëtarja shqiptar shënoi golin e parë të takimit në minutën e 28-të. Pas një harkimi në zonë, Emi Maksuti e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin Shqipërisë.

Epërsia zgjat vetëm katër minuta, pasi Estonia barazoi rezultatin e ndeshjes pas një gabimi të portieres, duke i çuar shifrat në 1-1.

Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol, pavarësisht se të dyja skuadrat patën disa mundësi të mira shënimi. Deri në fundin e ndeshjes trajnerja Daniela Kodra kreu disa zëvendësime për t’i dhënë mundësi vajzave të tregojnë cilësitë e tyre në fushë.

Pas përfundimit të kohës së rregullt me rezultatin 1-1, ekipet iu drejtuan penalltive. Vajzat kuqezi u treguan më të sakta dhe Shqipëria triumfoi 4-2.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Kosova mundi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3-2.

Ndeshjet e treta dhe të fundit në grup do të luhen më 5 tetor. Estoni – Kosovë do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa Shqipëria do të përballet me Maqedoninë e Veriut në orën 15:00.

Më poshtë edhe kalendari i turneut dhe rezultatet:

Ndeshjet e para (30 shtator)
Maqedoni e Veriut – Estoni 1-3
Shqipëri – Kosovë 3-5

Ndeshjet e dyta (2 tetor)
Maqedoni e Veriut – Kosovë 2-3
Shqipëri – Estoni 1-1 P(4-2)

Ndeshjet e treta (5 tetor )
Estoni – Kosovë, ora 11:00 “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!

Një ndeshje më shumë se interesante dhe plot emocione pritet të jetë kjo e kësaj së shtune në kategorinë e parë, ajo mes Pogradecit dhe Kukësit.

Pogradecarët që në 6 javë kanë 6 pikë dhe ndodhen në vendin e 8-të të renditjes, do të presin Kukësin e vendit të 6-të me 9 pikë në renditje.

Ka qenë klubi verior që sot ka bërë njoftimin e këtij takimi me logon e portierit të talentuar korçar Amarildo Dervishaj që ka qenë titullar i padiskutueshëm në këto javë deri tani në katërkëndorin verior.

Kjo ndeshje do të startojë të shtunën në datën 5 tetor në orën 14:00 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” dhe të dy skuadrat do të kërkojnë të marrin më të mirën, por për pogradecarët vlen shumë, pasi duhet fitorja për t’iu larguar vendeve të zonës së ftohtë.

Pogradeci vjen pas humbjes në Vorë në këtë ndeshje, ndërkohë që Kukësi mundi Korabin 1-0 dhe ka dy fitore radhazi.

Suksese pogradecarëve! Suksese edhe portierit korçar Amarildo Dervishaj me fanelën e Kukësit!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë

Skuadra korçare po vazhdon stërvitjet e veta, kjo në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës, një ndeshje që luhet në shtëpi dhe përballë do të jetë Egnatia, një prej ekipeve më të mira.

Nga ajo që kemi mundur të mësojme nga procesi stërvitor tek Skënderbeu do të ketë disa ndryshime, kjo për atë se disa futbollistë janë të dëmtuar, por ka edhe ndonjë ndryshim taktik ose që t’i japë më shumë forcë ekipit. Natyrisht nuk do të jenë ndryshime radikale, por që tre ose katër pozicione do të jenë në ndryshim.

Kështu Merlim pothuajse është i konfirmuar që nuk do të luajë dhe ka shumë mundësi ta nisë Pecani nga minuta e parë ose edhe Franklin. Ndërkohë që edhe reparti i mbrojtjes po shikon si një alternativë të fuqishme Shaqen që mund të ndërrojë krah me Gercon.

Mundësi është për Tayon në vijën sulmuese. Në fakt ishte menduar që të luante që në ndeshjen e kaluar, por nuk ishte mundësia pasi ishin pesë të huaj në fushën e lojës. Një mundësi e madhe është edhe për Dokën dhe Balajn, të cilët pothuajse janë gati për këtë ndeshje. Të gjitha këto kemi mundur t’i shikojmë nga procesi stërvitor ku Gvozdenoviç po eksperimenton disa ndryshime.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë

“Ky sezon është më i fortë se ai i kaluari, ka shumë ekipe që janë forcuar dhe po zhvillojnë ndeshje të mira, por dua të theksoj se nuk ka diferenca të dukshme.”

Këto janë fjalët e para të ikonës së futbollit korçar Dhimitraq Xhambazi i cili e shikon sezonin të vështirë për të gjitha ekipet dhe sipas tij: “Nuk ka diferenca në pikë, të paktën që nga vendi ku është Skënderbeu dhe duke e karahasur me vendin e parë.”

Korçarët kanë shtatë pikë dhe vendi i parë ka 13 pikë, pra një diferencë e rikuperueshme për gjithë të tjerët që janë në këtë garë.

I pyetur se cili po spikat në këtë moment tek korçarët, Xhambazi thekson: “Grupi nuk ka diferenca, por për mua deri në këto momnte po spikasin Rabiu dhe Rashica”. Pra, duket se me largimet e disa futbollistëve grupi i të spikaturve ka rënë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM

Continue Reading

Sporti

FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n do të organizojë turneun ballkanik të futbollit të të amputuarve. Turneu do të zhvillohet në datat 16-18 tetor në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në këtë turne do të marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshje direkte me sistemin 9×9. Ekipi që do të grumbullojë më shumë pikë në fund të ndeshjeve do të shpallet kampion i turneut.

Ky organizim vjen në kuadër të strategjisë së përgjegjësisë sociale të Federatës së futbollit, që synon të sjellë futbollin më pranë komunitetit dhe të rrisë ndërgjegjësimin për kauza të rëndësishme sociale.

Balkan Region Amputee Tournament:

Shqipëri – Turqi 16.10.2024 11:30 Shtëpia e Futbollit

Turqi – Kosovë 17.10.2024 11:30 Shtëpia e Futbollit

Shqipëri – Kosovë 18.10.2024 10:00 Shtëpia e Futbollit

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!

Edhe pse nuk janë futbollistë titullarë të momentit Randi dhe Tare janë dy futbollistë që gjatë kësaj jave stërvitore të korçarëve kanë punuar në mënyrë individuale. Nga sa është mësuar të dy këta futbollistë kanë dëmtime muskulore ku më shumë janë kontraktime të pësuara nga java e parë.

Randi nga ndeshja me Tiranën dhe Tare nga një seancë stërvitore që e ka shpënë në një kontarktim muskulor. Kështu që të dy këta futbollistë mund të mos jenë gati për ndeshjen e radhës edhe pse siç thamë nuk janë titullarë, por kanë qënë në çdo ndeshje në stol të gatshëm për aktivizim.

Më shumë është aktivizuar Randi në dy ndeshje dhe Tare në një ndeshje. Në qoftë se të tre futbollistët duke shtuar dhe Merlim nuk janë gati këta do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna dhe në vend të tyre do të jenë tre të tjerë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM

Continue Reading

Sporti

EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!

Po sjellim sot një nga lajmet më ekskluzive të Skënderbeut plot 10 vite më parë. Madje është portali ynë “Korça Boom” që zbulon foton e Alessandro Del Piero në atë kohë. Në fakt, shumë do të thoshin sot që kjo foto mund të jetë edhe montazh, por është një nga fotot më reale të asaj kohe.

Si ka qenë historia e Del Pieros me fanelën e Skënderbeut dhe jo vetëm, pasi ishin dy në atë kohë që do të vinin te Skënderbeu. Përveç Alessandros ishte edhe Marco Materazzi të dy gati për të mbërritur në qytetin juglindor.

Historia që po e zublojmë sot ka të bëjë me atë se të dy italianët në sezonin 2014-2015 luanin në Indi dhe menaxherët e Skënderbeut kishin bërë gati të dy lojtarët të veshur bardhekuq për ti prezantuar në qytetin juglindor.

Madje fotoja që po sjellim ka qenë e Alessandro Del Pieros veshur bardhekuq dhe që ishte I bindur që do të luantë atë sezon me Skënderbeut. Duke pasur emër të madh në botë, Del Piero dhe Materazzi, të paktën në verën e atij viti do të vishnin fanelën bardhekuqe në Kupat e Europës.

Mirëpo një vendim i klubit “Skënderbeu” në atë kohë ka bërë që të dy të mos përfundonin marrëveshjen, pasi nëse do të visheshin bardhekuq gjithë vëmendja do të ishte vetëm te ta dhe jo te Skënderbeu.

Një marëveshje fantastike që u prish në momentet e fundit, por që të dy ishin gati.

Sot portali ynë ju servir foton ekskluzive që po e sjellim për të gjithë lexuesit tanë.  

Një lajm ekskluziv në atë kohë dhe po ashtu edhe sot, pasi dihet se kush ishin dy emrat e mëdhenj të futbollit italian dhe botëror, por që ishin në momentet e fundit të karrierës së tyre dhe dëshironin shumë të vishnin një fanelë siç ishte ajo e Skënderbeut…

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!

Më së fundi në klubin shumësportësh “Skënderbeu” vjen edhe blerja e parë e  jë basketbollisti. Ka qenë klubi shumësportësh që ka dhënë lajmin në lidhje me afrimin e Daniel Nlandu Kiely.

Nuk jepen hollësi të tjera në lidhje me afrimin e këtij basketbollisti nga vjen, por duket se te Skënderbeu e kanë ndarë mendjen këtë sezon për ta ngjitur sa më parë skuadrën në kategorinë superior.

Skënderbeu në basketboll për meshkuj sezonin e ri do të luajë në kategorinë e parë, pasi sezonin e kaluar u rendit në vendin e fundit, ndërkohë që këtë sezon do të kërrkojë patjetër ngjitjen në superligë. Për këtë klubi ka vendosur që të afrojë basketbollistë nga jashtë dhe ky është emri i parë i blerjes përpara sezonit. Fotoja më sipër i përket basketbollistit Daniel Nlandu KIELY, basketbollist që ka firmosur edhe kontratën me klubin “Skënderbeu”.

Suksese Skënderbeut në basketboll për meshkuj në këtë sezon të ri!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë

Një mungesë e ndjeshme duket se do të jetë për korçarët në ndeshjen e radhës. Nga sa është parë, mesfushori Juri Merlim ka punuar gjatë këtyre ditëve i veçuar nga grupi, kjo për shkak të dëmtimit që ka pësuar.

Edhe në qoftë se do të rikuperohet deri ditën e ndeshjes së radhës, përsëri mundësitë ta fillojë si titullar janë shumë të pakta, për të mos thënë minimale. Duket se stafi po merr menjëherë masa dhe ka disa alternativa në këtë drejtim ku Franklin, Pecani janë më se të gatshëm për këtë pozicion.

Madje mund të thuhet se Merlim realisht nuk ka qenë në ditët e veta më të mira, por loja e tij në mesfushë është edhe përcaktuese në lidhje me ecurinë e ekipit. Si duket ka humbur nga ato vetitë e tij që godiste në drejtim të portës dhe shënonte.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU: Numrat 10+11/ Rashica-Nikaj 4 gola në 7 javë!

Dy sulmuesit e Skënderbeut në foton e mësipërme janë 10 dhe 11 që do të thotë Ermir Rashica dhe Ardit Nikaj. Dy lojtarë të talentuar me shumë të ardhme dhe që janë sulmi i krahëve të Skënderbeut me Bismarkun në majë.

Të dy pjesë e kombëtares U-21 dhe që pavarësisht se akoma nuk janë në 100% të formës përsa i përket golave, janë lojtarë shumë të rëndësishëm te bardhekuqtë dhe kështu do të jenë absolutisht edhe në javët në vijim.

Ermir Rashica ka shënuar 3 gola deri tani, ndërkohë që Ardit Nikaj ka tundur vetëm 1 herë rrjetën në këto 7-të javë dhe së bashku mbajnë shifrën e 4-r golave.

Në kampin bardhekuq presin shumë nga kjo dyshe që këtë javë ndaj Egnatias dhe padiskutim presin shumë nga Rashica dhe Nikaj edhe tifozëria bardhekuqe.

Një dyshe që do ta donte ta kishte pjesë e ekipit në të gjitha skuadrat e superligës dhe prandaj Rashica dhe Nikaj, mbeten dy titullarë me vlerësim të madh dhe dy lojtarë që jo më kot njëri mban numri 10-të dhe tjetrin 12-të.

Froca Ermir! Forca Ardit!

Golashënuesit e Skënderbeut në 7 javë kampionat

Ermir Rashica          3 gola

Bismark Çarls           2 gola

Ardit Nikaj                1 gol

Elvis Prençi               1 gol

Mario Rabiu             1 gol

Luço Vaskez             1 gol

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News