Një foto shumë interesante ka mbërritur tek “Korça Boom”. Bëhet fjalë për ekipin e volejbollit të shkollës 9-vjeçare në fshatin Vranisht të Devollit. Në këtë foto është trajneri dhe mësuesi i kësaj shkolle, i njohuri në volejbollin korçar Joan Sotiri që stërvit dhe ka ngritur ekipin e vajzave dhe të djemve të kësaj shkolle.
Kështu tregohet edhe një herë se pasioni fiton mbi gjithçka edhe pse mund të jesh në një fshat apo qytet të vogël. Banorët e këtij fshati fitojnë një dimesion të ri edhe në këtë drejtim, duke treguar se nuk janë vetëm punëtorë dhe artdashës, por janë edhe sportdashës.
Ky ekip është mbështetur fuqimisht nga Federata e Volejbollit, Komiteti Olimpik dhe nga koordiantorët Pavlina Evro dhe Ervin Rota të cilët kanë zbatuar programin shkollor për ekipet sportive edhe në një zonë të largët siç është Vranishti. Nesër këta djem dhe vajza mund t’i shohim edhe në ekipe elitare të lojës së rrjetës.
A very interesting photo has arrived at “Korça Boom,” featuring the volleyball team of the 9-year school in the village of Vranisht in Devoll. In this photo is the coach and teacher of this school, the well-known figure in Korça volleyball, Joan Sotiri, who trains and has established both the girls’ and boys’ teams of this school.
“KORÇA BOOM”