Sporti
Kush e shkatërroi basketbollin e femrave sa turp shikoni çfarë ekipi legjendar kishim
Na ishte njëherë basketbolli i femrave. Kështu do ta niste kushdo ai që do të guxonte të fliste për ekipin e basketbollit të femrave, Skënderbeu. Sa turp, që Korça, qyteti ku lindi basketbolli i femrave dhe mësoi gjithë Shqipërinë si luhej basketbolli, sot nuk ka më.Përpara se të flasim se si ka qenë basketbolli, padiskutim që duhet të flasim se kush e shkriu atë. Kush ishte ai njeri që guxoi të mbyllte ekipin e femrave të lojës së koshit? Përse e bëri një gjë të tillë? Përse Korça sot nuk ka më ekip basketbolli të femrave?Këtë përgjigje e të tjera si kjo, duhet ti përgjigjet një përgjegjës dhe ajo është ish-shefja e klubit shumësportësh, Tatjana Marash, që me paturpësinë më të madhe hodhi poshtë gjithë legjendat e koshit të këtij qyteti. A i ka kërkuar kush llogari ish-shefes së klubit tani që kjo ish-shefe klubi nuk është më? Po kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, a e ka vënë ndonjëherë përballë përgjegjësisë Tatjana Marash për këtë skandal dhe shumë të tjera si kjo që ka bërë?Nuk e ka bërë kurrën e kurrës dhe s’ka për ta bërë, sepse kryebashkiaku ka “frikë”, se nga se, nuk e di kush. Themi ka frikë me të drejtë, sepse nëse nuk do të kishte frikë, nuk e kishte lënë ish-shefen e klubit ti prekej as maja e “flokut” basketbollit të femrave.Vërtet sa turp. Po, po, turp e faqe të zezë… Marash i vurë njollë të madhe basketbollit të femrave, kësaj embleme të këtij qyteti. Po ti përmendim edhe më poshtë se çfarë ekipi kishte Skënderbeu dhe shikoje sa turp të madh bërë:Po sjellim për të gjithë ju të nderuar sportdashës së lojës së koshit, këtë foto që shikoni më poshtë. Ka qenë superskuadër gjatë viteve 1999-2000 që mori të gjitha trofetë. Në këtë foto ka aq shumë emra legjendë, sa ish-shefja e klubit as mund të krahasohet ndonjëherë me të gjithë këta që janë në foto dhe nuk u vjen as në “majën e gishtave”.Që nga Anesti Mano, trajner me moshat që është pjesë e fotos. Trajneri fitues Arjan Kostani, Pandi Balli (ish-trajneri i suksesshëm). Migena Plasa, Eva Naçi, Aida Nakolli, Gentjana Koxhaj, Alma Gegolli, Gerta Ropi, Mamica Mitezi, Lida Shehu, Spiro Bardhi, që ka qenë edhe president i ekipit në atë kohë. Në këtë foto janë edhe Bruna Seferi dhe Andoneta Shamia.Vite më shumë se të lavdishme që sot kanë mbetur vetëm në kujtime. Këta ishin vetëm protagonistët e kësaj kohe në këtë foto, pa haruar edhe një emër të madh si, Edmond Dushku.Ehhhh çfarë njollë të zezë i le vetes, o zonja Tatjana Marash. A mund të shkrihej basketbolli i femrave? Kurrën e kurrës, po, po, kurrën e kurrës. Por ti e bëre realitet thjesht se të donte qejfi.Njollë të madhe i vure Korçës, o ish-zonjë, sepse as këtë fjalë nuk e merriton më.Ju lutemi tani në këtë momente drejtuesve të tjerë, të kthejnë basketbollin e femrave, sepse janë legjenda e këtij qyteti. Ju lutemi na e bëni këtë të paktën…Ose, së fundi i lutemi edhe kryebashkiakut të këtij qyteti: Dil dhe kërkoju falje të gjithë sportdashësve dhe emblemave të basketbollit.Turp, vërtet turp…
Sporti
Skënderbeu-Egnatia, ndeshja e zgjidhjes së krizës
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley
Kategoria 1
Liqenorët shprehin detyrimin e tyre ndaj Kukësit
Sporti
SUPERLIGA/ Luhet në Korçë dhe në Tiranë. Java e 8-të sot me dy përballje
Sporti
Shqipëri U-21 luan ndaj Armenisë/ Ja lista. 3 lojtarë të Skënderbeut vishen kuqezinj
Sporti
SKËNDERBE sot dita e së vërtetës/ Vetëm për 3 pikë ndaj Egnatias!
Sporti
SKËNDERBEU superior ndaj Egnatias në përballjet në Korçë!
Sporti
Dinamo mposht Laçin dhe merr kryesimin pas 13 vitesh/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Europianit U-19. Zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi
Kategoria 1
Operohet korçari Jorgo Qeleshi/ Lojtari falënderon mjekët për ndërhyrjen
-
Sporti2 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti1 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti3 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti3 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti3 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti23 orë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti4 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…