Kishim ditë të tëra që prisnim reagimin e këtij Skënderbeu. Kishim ditë të tëra që me ankth prisnim që Skënderbeu të ishte Skënderbe, por me këtë që pamë sot e themi me plot gojë, ky, vetëm Skënderbe nuk është.
10 javë pa fitore, 10 javë për tatëpjetën e madhe dhe kjo humbje e sotme ishte “kartolina” më e madhe në këtë fundvit, që të vërtetohej fakti që Skënderbeu ka probleme madhore. Se cilat janë këto probleme nuk kemi ndërmend t’u futemi, por që “treni” i kategorisë së parë duket se është nisur.
Lojtarët sot marrin pushimet dhe do të ikin në drejtim të familjeve të tyre, por më mirë një pjesë e tyre të mos kthehen më, pasi turperuan këtë fanelë dhe mërzitën një qytet të tërë. Sot e gjithë Korça është e mërzitur. Sot i madh dhe i vogël që e ndjejnë këtë Skënderbe me shpirt janë në ditë “zie”.
Të gjithë ëndërronin në fillim të kampionatit që do të shikonim sërish një skuadër të madhe si një vit më parë, që me djem të rinj ia dolëm, por sot as Ernest Gjoka nuk bëri qoftë edhe ndryshimin më të vogël. Vetë trajneri e pranon që ka shumë probleme kjo skuadër, por se çfarë do të ndodhë me këtë skuadër askush nuk di ta thotë.
Ky Skënderbe që pamë edhe sot edhe në javët e mëparshme është për turp. Kjo skuadë nuk mban më “erë” skuadër, prandaj një pjesë e mirë e lojtarëve më mirë mos kthehen në janar. Me mllef apo jo i themi këto fjalë, këtë do ta gjykojë më mirë koha, por që Skënderbeu dhe fanela bardhekuqe sot i vuri “vulën” turpit. Ka më shumë se dy javë pushime nga ky moment dhe ndoshta në startin e 2025-ës do të shikojmë një Skënderbe ndryshe, por edhe me këtë, zor se duhet të bëhemi optimistë.
Nuk kemi fjalë sot, Korça po e përjeton shumë këtë situatë të Skënderbeut dhe vendin e fundit në superligë. A mos ndoshta e morëm “rrugën” për në kategorinë e parë? Kjo nuk duam kurrsesi që të ndodhë dhe nuk na e bën zemra ta themi, por që Skënderbeu duhet të bëjë shumë ndryshime dhe kjo nuk ka diskutim që duhet të ndodhë.
Qoftë i “hajrit” viti 2025, por që Skënderbe sot na bëri me turp të madh dhe deri vitin e ardhshëm nëse do kjo skuadër që të shpëtojë këtë sezon nga rënia, duhet të ndryshojë shumë gjëra…
Na turpërove o Skënderbe!
We had been waiting for days for this Skanderbeg to react. We had been anxiously waiting for days for Skanderbeg to be Skanderbeg, but with what we saw today, we can say with full conviction: this is anything but Skanderbeg.
“KORÇA BOOM”