Të gjithë tashmë e njohin gjendjen e ekipit të Skënderbeut. Duke kaluar javët, ku pati edhe një rrëshkitje në mbyllje edhe të sezonit për këtë vit. Një pozicion që edhe pse është provizor i ka bërë drejtuesit të shpresojnë shumë se gjendja do të ndryshojë dhe natyrisht ndryshimi shihet në disa drejtime.
Për momentin ajo që tërheq edhe vëmendjen është fakti se do të ketë futbollistë të rinj që do të afrohen në ekip. Kjo mund të thuhet se është shumë e verifikueshme dhe bindëse, kur ka qenë trajneri Ernest Gjoka që ka deklaruar se do të ketë largime. Pikërisht ata futbollistë që s’e kanë bindur nuk ka pse të jenë në ekip.
Kjo i hap rrugë të gjerë faktit se afrimet do të jenë prezente. Nga sa është mësuar nga burime të sigurta pranë klubit puna ka filluar kohë më parë dhe po shkohet drejt finalizimeve që do të bëhen konkrete shumë shpejt. Tashmë gjithçka fillon nga ajo që Drejtori Teknik i korçarëve Ardi Gjançi është mjaft aktiv në këto momente dhe duke konkluduar edhe me trajnerin Gjoka do të afrojnë të duhurit për vazhdimin e garës.
According to reliable sources close to the club, work has already begun some time ago, and the process is moving towards finalizations that will become concrete very soon. Everything is now starting with the fact that the Technical Director of the Korça team, Ardi Gjançi, is quite active at the moment. Together with coach Gjoka, they will bring in the right players to continue the competition.
“KORÇA BOOM”