Ekipi i Skënderbeut ka mbyllur përgatitjet e veta në këtë fundviti. Kjo ka ndodhur disa ditë pasi është zhvilluar edhe ndeshja me Elbasanin. Ka qenë dita e premte kur është zhvilluar ndeshja dhe më pas janë zhvilluar edhe tri seanca stërvitore për të jejuar kështu që disa futbollistë të lënë Korçën për t’u drejtuar drejt familjeve të veta.
Kështu të parët që kanë udhëtuar drejt Italisë ishin Mario Rabiu dhe Marko Alia. Ndërkohë që një ditë më parë kishte udhëtuar drejt Kosovës edhe Ermir Rashica për të qëndruar më familjen e vet. Ndërkohë është mësuar se edhe Bismark ka udhëtuar në drejtim të Italisë ku mësohet se është bashkuar me disa futbollistë që luajnë në Itali duke iu përgjigjur ftesës së tyre për të kaluar së bashku edhe festat e fundvitit.
Ndërkohë që pjesa tjetër, duke qenë larg nuk kanë asnjë mundësi për t’u larguar dhe nga sa është parë si futbollistët brazilianë ashtu dhe ata kolombianë do të qëndrojnë në Korçë për të kaluar së bashku festat e fundtvitit. Kështu, ekipi korçar në këto momente po mendon edhe për pak pushim dhe pak festë, për të rifilluar pastaj një betejë të madhe me emrin mbijetesë.
“Meanwhile, the others, being far away, have no opportunity to leave, and as observed, both the Brazilian and Colombian players will stay in Korça to spend the New Year’s holidays together. Thus, the Korça team is currently thinking about a little rest and celebration, before resuming a big battle with the name of survival.”
“KORÇA BOOM”