Një lajm i mirë për Skënderbeun mbërrin në këto momente nëpërmjet portalit tonë “Korça Boom”, i cili zbulon se kosovari Liridon Balaj tashmë zyrtarisht do të jetë pjesë e Skënderbeut pas mbërritjes së kartonit në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Mesfushori Balaj ka javë që po stërvitet me Skënderbeun dhe është blerja e fundit e barhekuqve, por ndërkohë pritja e kartonit të tij ishte e gjatë.
Orët e fundit portali ynë mëson se kartoni ka mbërritur dhe tashmë 25-vjeçari do të jetë pjesë e Skënderbeut në fushë nga ndeshja e nesërme në Ballsh. Madje më tej portali ynë mëson edhe faktin se pak mbërritjes së kartonit stafi teknik ka menduar që nesër menjëherë ta aktivizojë ndaj Bylisit nga minuta e parë, teksa Balaj vjen si një blerje e rëndësishme e Skënderbeut.
Suksese Liridon Balajt lojtar që nesër do të bëjë debutimin e tij të parë me fanelën e Skënderbeut.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”