Sporti
Lajmi i fundit merkatoja e skënderbeu e kyçur por takaj i vë drynin edhe merkatos në dalje
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka bërë lëvizjen e zgjuar në këtë kohë merkatoje. Ndërkohë që merkatoja është e bllokuar vetëm për momentin, Takaj ka bllokuar edhe merkaton në dalje të Skënderbeut.Me pak fjalë, asnjë futbollist i Skënderbeut nuk mund të largohet nga skuadra, ndërkohë që kërkesat ka më shumë se një muaj që kanë mbërritur në zyrën e presidentit.Janë shumë oferta nga Turqia, apo edhe shtete të tjera për disa futbollistë të cilët kërkohen pas paraqitjeve vërtet të mira që kanë bërë me fanelën bardhekuqe.Pavarësisht kërkesave të shumta, nga klubi Skënderbeu, njëshi i klubit i ka dhënë garancinë edhe stafit teknik se asnjë futbollist nuk do të shitet nga Skënderbeu dhe ky është një lajm më shumë se e mirë.Merkatoja në hyrjeNë fakt, merkaton në hyrje Skënderbeu e ka të bllokuar nga ish-futbollisti Dejvi Bregu që kërkon shumën prej 37 mijë euro, ndërkohë që burime pranë klubit bëjnë me dije se klubi do ta paguajë këtë shumë në momentin e duhur dhe ka kohë deri më 31 janar, ditë kur të mbyllet edhe merkatoja dimërore.Pra, Skënderbeu pritet të zhbllokojë merkaton në momentin që do të afrohet ndonjë lojtar që vërtet ia vlen.E rëndësishme është që grupi do të jetë i plotë, pastaj për të afruar drejtuesit po shikojnë me kujdes disa alternativa të mundshme edhe pse në këtë periudhë në fakt janë të pakta.Trajneri Ivan Gvozdenoviç ka marrë garancinë që grupi do të jetë po ky dhe mbyllja e merkatos në dalje, tregon se Skënderbeu do të jetë më i fortë se gjysmën e parë të vitit të kaluar, pasi pret edhe ndonjë përforcim, por që ende nuk kemi një emër konkret.
Sporti
SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2
Kategoria 1
POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
Sporti
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
Sporti
BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti5 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti5 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë