Sporti
Lajmi i fundit super skënderbe shkon në finalen e kupës së shqipërisë duke mposhtur partizanin 3
Skënderbeu-Partizani 3-0(25-23, 25-14, 25-15)Skënderbeu në volejboll për femra sapo ka përfunduar ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit, duke fituar 3-0 dhe në këtë mënyrë Skënderbeu kalon në finalen e Kupës së Shqipërisë. Një Bravo e madhe për vajzat korçare dhe për tifozërinë që kishte mbyllur shkallët e pallatit të spotit “Tamara Nikolla”.Ndeshjen e parë Skënderbeu e fitoi 3-2 në kryeqytet, ndërkohë që sot në orën 17:00 luajti ndeshjen e kthimit dhe fitoi pastër 3-0, duke kaluar në këtë mënyrë në finale dhe duke qenë një hap larg trofeut.Seti i parë i ndeshjes fillon me barazmin 2-2, ndërkohë që Skënderbeu fillon të shkëputet hera-herës me 1 apo 2 pikë dhe shifrat shkojnë më pas 13-12 dhe 15-12. Këtu duket se Skënderbeu shkëputet, por Partizani rikuperon dhe loja bëhet e bukur në parket, teksa shifrat barazohen në 19-19. Në këtë moment, Skënderbeu zgjohet dhe shënon disa pikë radhazi, duke e çuar rezultatin në 23-19 dhe përfundimisht 25-23, duke mbyllur setin e parë 1-0.Seti i dytë është më i lehtë se i pari për vajzat e Orlando Kojës, teksa qysh në fillim Skënderbeu krijon diferencë dhe rezultati shkon në 10-7. Më pas sërish avantazhi ruhet në 13-8 dhe 15-11. Pas këtij momenti Skënderbeu e mbyll setin, duke mos lejuar që të afrohen miket dhe e fiton këtë set 25-14 dhe pëfundimisht 2-0 gjendja e seteve.Seti i tretë fillon 1-1, ndërkohë që Skënderbeu kalon në avantazin 4-3 dhe për herë të parë shifrat thellohen duke pasur shkëputjen e parë vendaset në rezultatin 8-4. Edhe pas këtij momenti Skënderbeu nuk fal dhe thellon diferencën në 13-4. Skënderbeu administron ashtu si duhet këtë set dhe rezultati shkon në 16-8. Më pas vendaset administrojnë diferencën dhe e thellojnë në 19-9 për ta mbyllur sa më shpejt ndeshjen. 22-12 dhe më pas 25-15. Skënderbeu në këtë mënyrë fiton pastër, shpejt dhe bukur 3-0 ndaj Partizanit, rivalit kryesor, duke treguar se është ekipi më i mirë.Përfundimisht Skënderbeu fiton në 1 orë e 15 minuta lojë dhe me fitoren e ndeshjeve 2-0 ndaj Partizanit, Skënderbeu siguron finalen e Kupës së Shqipërisë.Tashmë duhet të presim finalen, atje ku Skënderbeu është i avantazhuar, për vetë faktin se është skuadra më e mirë në këtë sezon dhe trofeu është një hap larg.Suksese vajzave të Skënderbeut!Suksese stafit teknik me Orlando Kojën dhe Olsi Haxhillarin!
Sporti
Klubi “Skënderbeu” njofton ndeshjen me Egnatian me mbrojtësin Andrea Gerco
Sporti
Egnatia vjen në Korçë me “frikë”
Kategoria 2
MALIQI udhëton në Memaliaj/ Devolli transfertë në Delvinë
Sporti
“Abissnet Superiore”/ Java e 8-të e kampionatit nis të premten me takimin Dinamo City-Laçi
Sporti
SUPERLIGA/ Nesër starton java e 8-të. Gjithë vëmendja te Skënderbeu që pret kampionët e Egnatias!
Sporti
SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2
Kategoria 1
POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti4 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti5 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti5 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë