Sporti
Lajmi i orës së fundit franklin ahanonu ia del ndaj partizanit pritet në fushë nga minuta e parë
Një lajm më shumë se i mirë për Skënderbeun mbërrin në këto momente. Nga 3 lojtarë që priteshin të mos luanin, tashmë numri reduktohet në dy, kjo pasi sulmuesi nigerian Franklin Ahanonu e ka lënë pas dëmtimin dhe është në dispozicion të trajnerit Ivan Gvozdenoviç për ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit.Ky është një lajm më shumë se i mirë për Skënderbeun, lajm që vjen në momentet e fundit, pra një ditë para Partizanit dhe sigurisht që sulmi tashmë nuk mbetet bosh.21-vjeçari Franklin pati një problem në këmbë dhe rrezikonte shumë, por stafi mjekësor ka punuar shumë që ta rikthejë në fushë dhe vetë lojtari ia doli.Tashmë Franklin është pjesë e grumbullimit për lojtarët që do të jenë nesër të gatshëm për trajnerin për këtë transfertë dhe me shumë gjasa së bashku me Gresild Likën do të jenë dyshja e sulmit për bardhekuqtë.Kujtojmë që Franklin është golashënuesi më i mirë i Skënderbeut deri tani edhe pse ka luajtur jo më shumë se 291 minuta, por që ka shënuar 4 gola.Ndërkohë që Ardit Nikaj tashmë dihet që është i pezulluar, pasi ka plotësuar numrin 4 të të verdhave edhe Ermir Rashica është mungesa e dytë, pasi vazhdon të jetë i dëmtuar. Këto janë mungesat e vetme për Skënderbeun për takimin ndaj Partizanit.Lajmi që Franklin është rikthyer, sigurisht që është një plus i madh për ekipin, pasi thuajse 11-shja është gati për nesër dhe Skënderbeu do të futet ndaj të kuqve në fushë me objektivin e vetëm për të mos dalë pa pikë.Forca Skënderbe!
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti4 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti5 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti5 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga2 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti3 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti19 orë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
-
Aktualitet2 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special