Me dhimbje mësuam lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë akademiku z.Kopi Kyçyku “Nderi i Qarkut Korçë”.
Akademik, inxhinier, historian, shkrimtar, gazetar dhe përkthyes, Kopi Kyçyku ka lindur në Pogradec më 30 qershor 1943, studimet i kreu në Universitetin Shtetëror të Tiranës pranë Fakulteteve Gjeologji-Miniera.
Ka pasur funksione të ndryshme në administratën lokale, në radiotelevizion, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Është autor i një numri vëllimesh kryesisht poetike, satirike, monografish historike dhe esesh.
Ka përkthyer nga gjuhë të huaja në shqip dhe anasjelltas mjaft vepra të rëndësishme të letërsisë e të kulturës botërore. Është anëtar i disa organizatave shkencore ndërkombëtare. Qysh nga viti 1998 është bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i Revistës Evropiane “Haemus” dhe Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare me të njëjtin emër.
Për kontributin e tij në vitin 2019 , Këshilli i Qarkut Korçë i dha titullin “Nderi i Qarkut”.
Ngushëllime familjes për ndarjen nga jeta të njeriut të dashur, i paharruar kujtimi i tij!
With great sorrow, we have learned the sad news of the passing of academician Kopi Kyçyku, honored with the title “Nderi i Qarkut Korçë” (Honor of Korçë County).
An academician, engineer, historian, writer, journalist, and translator, Kopi Kyçyku was born in Pogradec on June 30, 1943. He completed his studies at the Faculty of Geology and Mining at the State University of Tirana.
Throughout his career, he held various roles in local administration, radio and television, the Ministry of Foreign Affairs, and the Academy of Sciences of Albania. Kyçyku was the author of numerous works, primarily poetry, satire, historical monographs, and essays.
“KORÇA BOOM”