Lamtumirë mjekut Piro Dhono!

Date:

Nje lajm i trishtë për mjekesinë e vendit tonë, shuhet në moshën 83 vjeçare radiologu kolonjar

Në datën 5 Janar 2025 ndahet nga jeta mjeku specialist i Radiologjisë së Përgjithshme Dr. Piro Paskal Dhono me banim ne Windsor, Canada.

Dr. Piro lindi në fshatin Lëngëz të Kolonjës, në vitin 1942. Arsimin fillor dhe shtatvjeçar i kreu në Lëngez e në qytetin e Ersekës. Më pas vazhdoi Teknikumin Mjekesor në Tiranë deri ne vitin 1962.

vitet 1962-1967 vazhdoi fakultetin e Mjekësisë në Universitstin e Tiranës, me rezultate të larta. Ishin këto vite kur po ndertohej spitali i ri i qytetit të Ersekës ku ai u emerua dhe ishte mjeku i parë që u dërgua për specializim në vitet 1967 – 1969, në fushën e Radiollogjisë të Përgjthshme nënë kujdesin dhe përkushtimin e madh të profesorit Petrit Selenica qe e udhëhoqi në gjithë jetën e tij profesionale, private dhe shoqërore.

Punoi me pasion, perkushtim, e dashuri dhe humanizem të lartë në spitalin e Ersekës, duke qënë në atë staf të kompletuar, specialistesh te viteve 1970 -1980.

Dr. Piro, sherbeu per gati 42 vjet në këtë profesion të bukur, por të vështirë, në kryerjen e mijra vizitave para ekranit rrezatues, që në heshtje ndikoi për t’ju bërë shkak e për ti dëmtuar sistemin leukocitar. Në vitin 1985, doktori transferohet në Klinikën Qëndrore të qytetit të Korçes, ku punoi deri sa doli në pension.

Dr. Pirua krijoi famile në moshë shumë të re me Znj. Natasha Tole Adhami, vajzen e tenorit të dëgjuar të Grupit Lira, mësuesen e shumë brezave gjimnazistësh të shkollës “Petro Nini Luarasi” në Ersekë. Ata lindën, rritën, edukuan dhe shkolluan dy vajzat e tyre Klorinda dhe Stela.

Pas daljes në pension, Dr. Pirua u bashkua me vajzat dhe banoi pranë tyre dhe niperve e mbesave, në Windsor Canada. Ai gjithmonë kishte mall të thellë e të pa shuar për vendlindjen, vendin ku punoi dhe sakrifoi, Lëngëzin, Kolonjën dhe Korçën.

I shprehim ngushellime bashkëshortes, vajzave, të afërmve, shokëvë, e kolegeve te tij. Me ikjen e tij Kolonja dhe gjithë Shqipëria humbi nje mjek të aftë, të talentuar, të përkushtuar, dhe shumë human.

U Prehtë në Paqe Dr. Piro Dhono!

A sad news for the medical community of our country, the radiologist from Kolonjë passes away at the age of 83.

On January 5, 2025, Dr. Piro Paskal Dhono, a specialist in General Radiology, passed away. He was residing in Windsor, Canada.

Dr. Piro was born in the village of Lëngëz, Kolonjë, in 1942. He completed his primary and secondary education in Lëngëz and the city of Ersekë. Later, he attended the Medical Technical School in Tirana until 1962.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Dhjetra banorë të fshatit Gështenjas në Pogradec: Nuk do dërgojmë fëmijët në shkollë!

Dhjetra banorë të fshatit Gështenjas në Pogradec kanë protestuar...

Komunikata e policisë/ Ja ngjarjet e fundit në Korçë!

DVP Korçë Në vijim të informacionit të dhënë ditën...

SHKUNDET Greqia, ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve dhe magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka...

Stërvitja e korçarëve në Durrës me “marsh” të pestë

Sot është dita e tretë stërvitore e korçarëve në...