Connect with us

Sporti

Liço i dënuar nga disiplina ja pse është më mirë të qëndroj në tribunë

Zv/trajneri i korçarëve Gentjan Liço është duke “vuajtur” dënimin prej tetë javësh, që ka marrë nga sezoni i kaluar për të mos qenë në pankinë.Tani ai ka kaluar gjysmën e dënimit dhe do të presë edhe disa javë që të bashkohet me stafin drejtues. Në këto kushte është i detyruar të qëndrojë në shkallët e tribunës.I pyetur për këtë fakt ai ka deklaruar: “Nuk më vjen keq, kjo për atë se jam më komod kur ndjek ndeshjen dhe e kam me të lehtë të gjykoj me qetësi dhe t’i jap informacionin trajnerit poshtë në pankinë. Çdo e keqe ka edhe një anë të mirë. Por, realisht më mungon shumë ajo pjesë për të qënë me ekipin.”

Zv/trajneri i korçarëve Gentjan Liço është duke “vuajtur” dënimin prej tetë javësh, që ka marrë nga sezoni i kaluar për të mos qenë në pankinë.Tani ai ka kaluar gjysmën e dënimit dhe do të presë edhe disa javë që të bashkohet me stafin drejtues. Në këto kushte është i detyruar të qëndrojë në shkallët e tribunës.I pyetur për këtë fakt ai ka deklaruar: “Nuk më vjen keq, kjo për atë se jam më komod kur ndjek ndeshjen dhe e kam me të lehtë të gjykoj me qetësi dhe t’i jap informacionin trajnerit poshtë në pankinë. Çdo e keqe ka edhe një anë të mirë. Por, realisht më mungon shumë ajo pjesë për të qënë me ekipin.”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Pogradeci-Teuta sot 17:00, hyrja falas për tifozët!

Sot starton java e 4-ër e kampionatit kombëtar në volejboll për femra, ndërkohë që një nga ndeshjet e sotme është në Pogradec, atje ku vendaset do të presin Teutën.

Pas humbjes së një javë më parë me Barleti Volley, vajzat pogradecare të rrjetës do të kërrkojnë ti rikthehen një orë e më parë fitores dhe sot është dita e duhur.

Pogradeci-Teuta është përballja e sotme e orës 17:00, ndërkohë që klubi liqenor u ka bërë thirrje sportdashësve që të mbushin shkallët e pallatit të sportit, aq më tepër që edhe hyrja do të jetë falas për të gjithë.

Një ndeshje emocionuese pritet kjo e sotmja, ndërkohë që Pogradeci është i destinuar ta fitojë këtë përballje.

Suksese Pogradecit sot dhe me fitore!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

STARTON sot java e 8-të me Dinamo-Laçi/ Nesër Skënderbeu-Egnatia

Java e 8-të e superligës starton sot dhe dita e 5 çifteve të kësaj jave erdhi. Janë 5 ndeshje emocionuese dhe që pritet të dhurojnë emocione, për vetë faktin e pozitave që kanë skuadrat dhe që duan që të mos lëshojnë pikë që në këtë fazë të parë.

Java e 8-të starton sot, pra të premten me ndeshjen e parë të javës dhe do të jetë ajo e orës 19:00 mes Dinamos së Ilir Dajës dhe Laçit që akoma nuk ka shijuar fitoren e parë në këtë superligë.

Më pas e shtuna e 5 tetorit (nesër) do të dhurojë dy takime, të dyja në orën 19:00 dhe që do të jetë edhe dita e Skënderbeut. Në kryeqytet Partizani do të presë Bylisin, një ndeshje e lehtë në letër, ndërkohë që po në të njëjtën orë luhet në stadiumin “Skënderbeu”. Korçarët presin në shtëpi Egnatian, kampionen në fuqi dhe pavarësisht vështirësisë do të kërkojnë vetëm fitoren për t’u rikthyer në ritmin e duhur.

Java e 8-të dhe e parafundit e fazës së parë mbyllet të dielën me dy ndeshjet e fundit po në orën 19:00. Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Elbasani janë dy përballjet e tjera interesante dhe në këtë mënyrë kjo javë e 8-të starton nesër dhe mbyllët të dielën me 5 çifte një më interesante se tjetra.

JAVA E TETË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 4 TETOR 2024 

ORA 19:00 DINAMO-LAÇI

TË SHTUNËN 5 TETOR 2024 

ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS

ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA

TË DIELËN 6 TETOR 2024 

ORA 19:00 TEUTA-TIRANA

ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Super Liga

SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci

Duke ndjekur stërvitjen e ditës së sotme, një stërvitje që filloi në orën 17:00 është parë se ata futbollistë që ne kemi thënë se janë të dëmtuar, pra Merlim, Randi dhe Tare nuk kanë punuar përsëri me grupin.

Ata kanë punuar në mënyrë individuale sipas programit të përcaktuar nga stafi. Është kjo stërvitja e parafundit para ndeshjes dhe nuk ka më asnjë shpresë apo garanci se këta futbollistë mund të jenë që nga minuta e parë.

Kjo është më se e sigurt dhe kështu trajneri ka filluar të piketojë një formacion ndryshe, ku të paktën i mungojnë këta futbollistë.

Pra, edhe se mund t’ia dalë ndonjë prej tyre, por kjo nuk do të thotë se janë gati edhe për atë se nuk duhet të rrezikohet më shumë dhe nuk kanë gjendjen e duhur, pasi kanë pothuajse një javë që nuk kanë marrë ngarkesë me grupin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje

Fitorja në javën e dytë të kategorisë së dytë për Maliqin 1-0 ndaj Luftëtarit dhe e para për sezonin i ka kushtuar shtrenjtë maliqarëve pasi për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë dhe koreve fyese Komisioni i Disiplinës e ka dënuar me 200.000 (dyqind mijë) lekë gjobë.

Ndërkohë që sjellje josportive është dënuar edhe futbollisti Ndoci me dy ndeshje pezullim.

Ja dhe vendimi në dëm të maliqarëve:

KF Maliqi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i KF Maliqi, Lion Ndoci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

POGRADEC/ Komisioni i Disiplinës dënon Nesti Binishin!

Humbja e fundit e Pogradecit me Vorën duket se i ka kushtuar Nesti Binishit Drejtorit të Pogradecit, pasi ka qenë Komisioni i Disiplinës që e ka dënuar me 4 ndeshje pezullim. Protestat e tij në adresë të zyrtarit të ndeshjes kanë sjellë vendimin e fundit në dëm të tij.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës dalë ditën e sotme:

Zyrtari i FK Pogradeci, Nesti Binishi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!

Përpara 4 vitesh, në vitin 2020 ka qenë ky momenti i stërvitjeve të Ermir Rashicës në Kosovë, foto të cilën e sjellim më sipër, ndërkohë që sot Rashica është shumë lart, madje nga Kosova te Skënderbeu, fitoi kombëtaren U-21, synon kombëtaren e madhe kuqezi dhe pritet që të bëjë një shitje të madhe në Europë ndoshta qysh në merkaton dimërore.

Ermir Rashica me punën e madhe ka arritur të bëhet një protagonist, ndërkohë që i tillë po kthehet edhe te Skënderbeu, ku deri tani në 7 javë të luajtura ka shënuar 3 gola dhe pret pse jo të jetë në listën e golashënuesve më të mirë.

Ermir Rashica është nga ata djemtë e talentuar që rrallë kemi parë dhe cilësitë e tij janë të jashtëzakonshme. Sulmues krahu është roli i tij natyral, ndërkohë që muskujt i ka treguar qysh përpara 4 vitesh, por duhet t’i tregojë realisht edhe tani, kur duhet të bëjë liderin te Skënderbeun.

Edhe në Tiranë në humbjen e fundit ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë dhe padyshim që këtë të shtunë është radha e tij, pse jo për të shënuar dhe të tregojë që Ermir Rashica vlen shumë.

Forca djaloshit nga Mitrovica!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Sfida me Egnatian e rëndësishme/ Presidenti Takaj zbarkon 3 ditë para në Korçë

Ndeshja Skënderbeu-Egnatia që do të luhet ditën e shtunë në orën 19:00 në stadiumin “Skënderbeu” është më shumë se e rëndësishme. Themi këtë pasi Skënderbeu i bën punë vetëm fitorja dhe Egnatia nga ana tjetër vjen pas një humbjeje në shtëpi me Partizanin dhe patjetër që edhe rrogozhinasve u duhen pikët.

Gjithsesi situata te Skënderbeu nuk është ajo e prisnin të gjithë pas 7-të javëve të para, aq më tepër që presidenti Ardjan Takaj besonte shumë që Skënderbeu do të kishte një start edhe më të mirë se ai i sezonit të kaluar.

Kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi në 7 javë Skënderbeu ka 7 pikë dhe plus edhe humbjes së fundit me Tiranën, ka bërë që presidenti Ardjan Takaj të zbarkojë në qytetin juglindor plot 3 ditë përpara se të luhet ndeshja me Egnatian.

Sigurisht që ardhja e tij ka ndryshuar edhe gjendjen në skuadër, teksa edhe lojtarët kanë filluar të ngrejnë përpara kohe adrenalinën dhe deri të shtunën pritet që të japin më shumë se 100% në fushën e lojës.

Presidenti ka ndjekur dje nga afër seancën e djeshme stërvitore dhe po ashtu nuk ka munguar as sot. Ndërkohë që edhe nesër në stërvitjen përmbyllëse Takaj do të jetë atje për të karikuar edhe më shumë të tijtë në prag të kësaj sfide kaq shumë të rëndësishme.

Nëse ka një ditë që futbollistët duhet të japin “shpirtin” në fushën e lojës është kjo e së shtunës dhe padiskutim edhe Ardjan Takaj ka zbarkuar për të treguar se kjo përballje ka rëndësi të madhe dhe vlen vetëm 3 pikë.

Forca Skënderbe!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Raundi i parë i kualifikueseve të Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri, përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet

Federata Shqiptare e Futbollit po përgatitet për organizimin e ndeshjeve kualifikuese të grupit të 3-të të raundit të parë të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17. Gjashtë ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Shqipëri, në datat 9,12 dhe 15 tetor dhe gjithçka do të organizohet nga FSHF nën mbikëqyrjen e UEFA-s.

Në këtë grup bën pjesë Kombëtarja shqiptare U-17, që drejtohet nga trajneri Andrea Tedesco si edhe përfaqësueset e Hollandës, Kroacisë dhe Ishujve Faroe. Pas dakordësimit me UEFA-n, janë vendosur edhe stadiumet dhe janë përcaktuar oraret kur do të luhen këto përballje.

Më 9 tetor do të luhen ndeshjet e para të grupit. Shqipëria do të zhvillojë takimin e parë në stadiumin “Air Albania” në ora 15:00, ndërsa sfida Hollandë – Ishujt Faroe do të luhet në ora 11:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Tre ditë më vonë, më 12 tetor do të luhen ndeshjet e dyta të grupit 3. Kuqezinjtë do të presin Hollandën në stadiumin kombëtar “Air Albania”, me sfidën e planifikuar të luhet në ora 15:00 ndërsa në ora 11:00 në “Shtëpinë e Futbollit” do të luhet ndeshja Kroaci – Ishujt Faroe.

Takimet e treta dhe të fundit të grupit do të luhen më 15 tetor në të njëjtën orë, 13:30. Sfida Ishujt Faroe – Shqipëri do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” ndërsa ndeshja Kroaci – Hollandë do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit”.

Finalet e këtij kompeticioni do të zhvillohen në Shqipëri në majin e vitit 2025, një ngjarje madhore që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA, teksa kanë nisur prej kohësh përgatitjet për mikpritjen e këtij eventi. Kombëtarja shqiptare është e kualifikuar automatikisht në finalet e këtij kompeticioni si vend pritës, ndërsa shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkangjiten skuadrës shqiptare në këto finale.

Grupi 3 – ndeshjet e raundit të parë të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17

Shqipëri – Kroaci, 9 tetor, ora 15:00, stadiumi “Air Albania”

Hollandë – Ishujt Faroe, 9 tetor, ora 11:00, stadiumi “Niko Dovana”

Shqipëri – Hollandë, 12 tetor, ora 15:00, stadiumi “Air Albania”

Kroaci – Ishujt Faroe, 12 tetor, ora 11:00, “Shtëpia e Futbollit”

Ishujt Faroe – Shqipëri , 15 tetor, ora 13:30, stadiumi “Egnatia Arena”

Kroaci – Hollandë, 15 tetor, ora 13:30, “Shtëpia e Futbollit”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

“10 vite kuqezi, 10 vite krenari & realizim i ëndrrës së fëmijërisë”, Ermir Lenjani vendos të tërhiqet nga Kombëtarja!

Ermir Lenjani është tërhequr nga Kombëtarja shqiptare. Mbrojtësi kuqezi ka bërë të ditur vendimin me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se për të ka qenë gjithmonë nder e krenari të vesh fanellën kuqezi, ndërsa shton se është rrugëtimi më i veçantë në jetën e tij.

“10 VITE KUQEZI, 10 VITE KRENARI & REALIZIM I ËNDRRËS SË FËMIJËRISË

Të dashur miq,

Dua t’ju njoftoj se kam vendosur të tërhiqem nga Kombëtarja shqiptare. Një vendim aspak i lehtë, por besoj që është momenti i duhur. Për mua ka qenë gjithmonë nder dhe përgjegjësi e madhe të vesh fanellën e kombit tim.

Jam shumë krenar që emri im është pjesë e historisë së futbollit shqiptar dhe që ëndrra ime e fëmijërisë u realizua në vitin 2016, ku bëmë krenarë kombin kuqezi me përfaqësimin historik për herë të parë në një Kampionat Europian.

Kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga debutimi në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, te goli i parë në “Elbasan Arena” ndaj Danimarkës, fitorja historike në “Francë 2016” ndaj Rumanisë dhe grumbullimi im i fundit në muajin mars 2023 me Kombëtaren, ku nisi edhe rruga drejt kualifikimit në “Euro 2024”.

I jam falënderues Zotit, familjes time dhe çdo personi që më ka qëndruar pranë në çdo moment. Çdo fillim e ka një fund dhe rrugëtimi im nuk do të ishte i mundur pa trajnerët Xhani De Biasi, Christian Panuçi, Edoardo Reja dhe Sylvio Mendes Campos Júnior, të cilët dua t’i falënderoj nga zemra për besimin e dhënë.

Gjithashtu, dua të falënderoj stafin teknik të Kombëtares, Federatën Shqiptare të Futbollit, Presidentin Armand Duka dhe të gjithë shokët e skuadrës që më kanë mbështetur në rrugëtimin më të veçantë të jetës time.

Në fund, falënderimi im më i madh është për tifozët e Kombëtares shqiptare. Në çdo stadium në Shqipëri dhe në Europë jemi ndjerë si në shtëpinë tonë, falë jush, tifozët më të mirë në botë. Tani e tutje jam si të gjithë ju, gjithmonë krah Kombëtares shqiptare dhe djemve kuqezi.

Faleminderit nga zemra shqiptarë. Një kapitull i mbyllur, por një rrugë e përjetshme!” – shkruan Ermir Lenjani.

Gjatë rrugëtimit 10 vjeçar me Kombëtaren shqiptare, Lenjani numëron 45 ndeshje dhe pesë gola. Ai debutoi me Shqipërinë në një ndeshje miqësore ndaj Bjellorusisë dhe që nga ai moment u kthye në një lojtar kyç për trajnerin Xhani De Biasi. Mbrojtësi kuqezi dha një kontribut të madh në kualifikimin e parë dhe historik të Kombëtares shqiptare në një Kampionat Europian dhe ishte pjesë e kuqezinjve në “Francë 2016”.

Federata Shqiptare e Futbollit e falënderon dhe i shpreh mirënjohjen Ermir Lenjanit për kontributin e dhënë në fushën e lojës me fanellën kuqezi në gjithë këto vite, i cili ka qenë pjesë e rezultateve dhe arritjeve historike të Kombëtares shqiptare.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Klubi “Skënderbeu” njofton ndeshjen me Egnatian me mbrojtësin Andrea Gerco

Ka qenë klubi “Skënderbeu” që ka njoftuar pak momente më parë ndeshjen e javës së 8-të që do të luhet këtë të shtunë në stadiumin juglindor mes Skënderbeut dhe Egnatias.

Ajo që është vënë re, javë pas jave klubi zgjedh nga një futbollist që njofton ditën e ndeshjes, ndërkohë që këtë herë është përzgjedhur mbrojtësi Andrea Gerco, një lojtar titullar i Skënderbeut dhe padiskutim futbollist cilësor dhe që ka bërë vërtet mirë me fanelën bardhekuqe.

Skënderbeu duket se është në përgatitjet e fundit për këtë ndeshje të rëndësishme dhe sigurisht që tashmë pritet vetëm dita për tu përballur me Egnatian, skuadrën kampione në fuqi.

Dihet që ndeshja e kësaj jave është e një shkalle të lartë vështirësie, por që në shtëpi Skënderbeu këtë sezon ka treguar se di të fitojë me të gjitha skuadrat, qofshin edhe ekipet pretendente për titullin kampion.

Sot e nesër janë dy seancat e fundit stërvitore dhe Egnatia nuk ka diskutim që vlen vetëm 3 pikë për Skënderbeun që vjen pas humbjes me Tiranën 2-1.

Ndeshja e rradhës!

Skënderbeu – Egnatia

E Shtunë, 05 Tetor Ora 19:00

Stadiumi “Skënderbeu”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News