Ekipi i Pogradecit do të luajë ditën e mërkurë ndeshjen që nuk e zhvilloi në fund javë. Kjo për atë se ishin kushtet atmosferike dhe tereni i rrënduar nga reshjet e shiut që ndeshja mes tyre dhe Erzenit të mos zhvillohej.
Pogradecarët vijnë në këtë ndeshje pas humbjes me Burrelin dhe tashmë kërkojnë që të rikëthehen tek rezultatet positive. Por deri më tani për liqenorët ka qënë e ëvshtirë të marin tre pikë jashtë fushës së tyre, kjo është minus i parë. Ndërkohë ka edhe disa futbollistë të dëmtuar që nuk kanë mundur dot të rikuperohen ashtu siç edhe janë dy futbollistë, Kastrati dhe Raza të ndëshkuar me kartonin e kuq.
Në këto kushte trajneri Ardian Mema duhet të ndërtojë një formacion ndryshe për takimin me Erzenin, por siç edhe deklarojnë liqenorët, kjo nuk do të jetë aspak pengesë për të marë një fitore në këtë ndeshje, që ka një rëndësi shumë të madhe për të qënë atje mes ekipeve pretendente për një vend në superligë.
Por duket se tre ekipet e para kanë një farë mase edhe diferenca, por asgjë nuk është e pamundur qoftë edhe një shpresë nga ajo që quhet rrugë e gjatë por jo e pamundur.
In these circumstances, coach Ardian Mema must build a different lineup for the match against Erzeni. However, as the team’s representatives declare, this will not be an obstacle to securing a victory in this match, which is of great importance to remain among the teams competing for a spot in the Superliga.
“KORÇA BOOM”