Lojërat e fatit policia në korçë procedon 4 shtetas në lagjet 10 dhe 15

Date:

KorçëUshtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas.Sekuestrohen 4 celularët që përdornin.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur 4 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 33 vjeç, K. M., 30 vjeç, P. L., 39 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, banues në Korçë.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokale në lagjet nr. 10 dhe nr. 15, Korçë, iu gjetën këtyre shtetasve, nga një celular, që dyshohet se e përdornin për vënien e basteve sportive. 4 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

More like this
Related

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

Stuhia e shekullit/ Uragani Milton pritet të godasë Floridan, parashikohen dhjetëra miliardë dollarë dëme!

Florida po përgatitet për uraganin Milton, i cili pritet...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...