Connect with us

Kategoria 2

MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje

Fitorja në javën e dytë të kategorisë së dytë për Maliqin 1-0 ndaj Luftëtarit dhe e para për sezonin i ka kushtuar shtrenjtë maliqarëve pasi për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë dhe koreve fyese Komisioni i Disiplinës e ka dënuar me 200.000 (dyqind mijë) lekë gjobë.

Ndërkohë që sjellje josportive është dënuar edhe futbollisti Ndoci me dy ndeshje pezullim.

Ja dhe vendimi në dëm të maliqarëve:

KF Maliqi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i KF Maliqi, Lion Ndoci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI udhëton në Memaliaj/ Devolli transfertë në Delvinë

Të dielën në datën 6 tetor luhet java e tretë e kategorisë së dytë për Grupin B, atje ku bëjnë pjesë dy skuadrat e Prefekturës së Korçës, Maliqi dhe Devolli ndeshjet e kësaj jave të gjitha luhen ditën e dielë dhe startojnë në orën 14:00.

Maliqi pas fitores në jaën e dytë dhe pas pushimit në javën e parë, këtë javë do të udhëtojnë të luajnë në Memaliaj. Memaliaj nga ana e vet është ekip që në dy javë ka 0 pikë, pra dy humbje dhe të paktën në letër duket se Maliqi do ta ketë të lehtë për të marrë trepikëshin e dytë. Maliqi mposhti Luftëtarin 1-0 në ndeshjen e javës së dytë në shtëpi dhe shkon me moral të lartë, ndërkohë që drejutuesit dhe futbollistët janë optimistë që edhe nga Memaliaj do të kthehen me tre pikë.

Devolli që në dy javë ka dy pikë, pra dy barazime do të luajë po në transfertë, por në Delvinë, ndeshje edhe kjo që do të luhet të dielën në orën 14:00. Devolli dy barazimet i ka me Turbinën në transfertë dhe Butrintin në Devoll, ndërkohë që kanë faluar pikë dhe kjo është keqardhja më e madhe. Delvina kundërshtari i Devollit ka luajtur vetëm një ndeshje në këto dy javë dhe e ka humbur, duke u renditur në 0 pikë. Gjithsesi është një transfertë e vështirë, por që devollinjtë do të synojnë të shënojnë fitoren e parë të sezonit.

Suksese Maliqit dhe Devollit në këtë javë të tretë të kategorisë së dytë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI/ 4 lojtarë dhe trajneri Egli Malësija në 11-shin më të mirë të javës!

Portieri Almeida Costa, mbrojtësit Klesti Blaceri, Euxhenio Torollari, mesfushori Shkëlzen

Tako si dhe trajneri Egli Malësija janë zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së dytë në

Grupin B të Kategorisë së Dytë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

Devolli sa shumë keqardhje nga kjo ndeshje me Butrintin…

Vërtet për të ardhur keq për ekipin e Devollit që nuk po arrin të dalë me pikë të plota. Kjo pasi në dy ndeshje ka dy barazime. Kjo e kësaj jave kundër Butrintit ishte një ndeshje që devollinjtë vetëm fat nuk kishin.

Kanë prodhuar lojë pa fund, kanë pasur raste të shumta për shënim dhe asnjëherë kundërshtari nuk ka goditur në drejtim të portës. Por duket se ai njeriu gol i mungon këtij ekipi që vërtet po tregon një lojë shumë të mirë dhe vetëm pikët e plota e mundojnë.

Devollinjtë kanë dy barazime dhe mund të thuhet janë rezultate pozitive, por jo atje ku prisnin drejtuesit e klubit.

Pas ndeshjes ka qenë presidenti Spartak Meraku që ka deklaruar: “Vërtet të vjen keq kur prodhon kaq lojë dhe krijon kaq raste dhe nuk shënon. Ndoshta është pak çështje fati, por edhe sulmuesit duhet të tregohen më me forcë para portës kundërshtare.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

Maliqi e bën sefte me fitore ndaj Luftëtarit/ Devolli vetëm 1 pikë me Butrintin

Është luajtur sot java e dytë e kategorisë së dytë për Grupin B, ku padyshim bie në sy fitorja qysh në start e Maliqit, skuadër që ka mposhtur pretendentët e këtij grupi Luftëtarin me rezultatin 1-0.

Ishte ndeshja e parë e maliqarëve në këtë sezon, për shkak se ne javën e parë e kishin pushim dhe ishte një start si jo më mirë për skuadrën e Maliqit që duket se është ndryshe në këtë sezon.

Në ndeshjen tjetër në Bilisht, devollinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Butrintin, skuadër e fortë, por që në bazë të lojës që u zhvillua sot në Devoll, vendasit duhet ta kishin fituar këtë ndeshje.

Po sot janë luajtur edhe ndeshjet e tjera të Grupin B, ndërkohë që ju sjellim rezultatet dhe renditjen pas dy javëve të para:


Grupi B

Maliqi 1-0 Luftëtari
Shënues: Blaceri 77′

Devolli 0-0 Butrinti

Oriku 2-0 Turbina
Shënues: Ekoro 30′, Shkreli 77′

Shkumbini 1-1 Këlcyra
Shënues: Mustafaj 24′ / Teka 88′

Tomori 4-0 Memaliaj
Shënues: Biaye 31′, Hassan 33′, Arbri 43′, 49′

Renditja në Grupin B pas 2 javësh të para:

1.Oriku 6 pikë

2.Shkumbini 4 pikë

3.Butrinti 4 pikë

4.Tomori 3 pikë

5.Maliqi 3 pikë (1 ndeshje)

6. AF Luftetari 3 pikë

7.Devolli 2 pikë

8.Këlcyra 1 pikë

9.Turbina 1 pikë

10.Delvina 0 pikë (1 ndeshje)

11.Memaliaj 0 pikë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

Maliqi zyrtarisht në fushë, Luftëtari kundërshtari për t’u…

Sot do të luhet java e dytë e katëgorisë së dytë, por Maliqi javën e parë e kishte pushim dhe sot fillon zyrtarisht zbritjen në fushë. Përballë do të ketë ekipin e Luftëtarit që ka shpallur ambiciet për një kategori më lart.

Por poshtë nuk bien as maliqarët në këtë drejtim që edhe ata janë maksimalisht me ambicie të mëdha. Si rezultat i një riorganizimi dhe rikthimin në pankinë të trajnerit Egli Malësija gjithçka do të jetë shumë më ndryshe nga sezoni i kaluar.

Një ekip që është konsoliduar me futbollistë cilësorë, por edhe të ardhur nga merkato, pritet që sot në ndeshjen e parë maliqarët të marrin tre pikë duke nisur gjithçka me këmbë të mbarë.

Mësohet se edhe mbështetja nga tifozëria maliqare do të jetë e madhe në këtë takim.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

Devolli iu tërheq”veshin” të huajve, pritet reagimi

Ekipi i bilishtarëve ka marrë një barazim në javën e parë kundër Turbinës, që në fakt ishte një takim që duhej të ishte fituar.

Duket se ata që kanë vendosur ishin të huajt, të cilët nuk kanë bindur aq sa duhet, kjo për atë se kanë shpërdoruar raste të shumta dhe nuk kanë dhënë edhe atë që ishte në pritshmëritë e trajnerit Trifon Meraku.

Gjatë këtyre ditëve presidenti Spartak Meraku ka qenë shumë kërkues ndaj tyre dhe natyrisht u ka kërkuar të reflektojnë që në ndeshjen e radhës.

Krejt ndryshe situata me futbollistët e tjerë të cilët kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe kjo është shumë pozitive.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”                                                    

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI/ Të dielën debutimi i parë i sezonit. Në Maliq duan fitoren me Luftëtarin

Ndërkohë që java e parë e kategorisë së dytë startoi një javë më parë, për maliqarët ajo ditë ka qenë një ditë pushimi dhe starti do të jetë këtë të dielë në shtëpi. Në bazë të shortit këtë të dielë Maliqi do të kërkojë ta nisë më këmbën e mbarë këtë sezon.

Kjo do të thotë se në Maliq duan fitoren edhe pse përballë është Luftëtari, një skuadër pretendente për tu ngjitur një kategori më lart. Këtë javë Maliqi ka prezantuar gjithë grupin e lojtarëve dhe stafit teknik.

Maliqi ka kryer edhe foton zyrtare, ka prezantuar uniformat, ka bërë të ditur edhe kapitenin dhe zv/kapitenët dhe në këtë mënyrë duket se tashmë mendja në Maliq është vetëm te ndeshja.

Optimizimi nuk mungon, ndërkohë që klubi maliqar ka bërë dhe këtë postim së fundi, duke shpresuar që do ta nisë vërtet me këmbën e mbarë të dielën.

Suksese Maliqit!                                                  

“Dita e ndeshjes po afron!

Të dielën në orën 16:00, ftojmë të gjithë tifozët të jenë sa më të shumtë në numër në mbështetje të skuadrës, në duelin special ndaj Luftëtarit.

Ta nisim me këmbën e mbarë .”

SHORTI I MALIQIT

JAVA 1: Maliqi (pushim)

JAVA 2: Maliqi-Luftëtari

JAVA 3: Memaliaj-Maliqi

JAVA 4: Maliqi-Këlcyra

JAVA 5: Turbina-Maliqi

JAVA 6: Maliqi-Butrinti

JAVA 7: Delvina-Maliqi

JAVA 8: Maliqi-Devolli

JAVA 9: Oriku-Maliqi

JAVA 10: Maliqi-Shkumbini

JAVA 11: Tomori-Maliqi

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI me foto zyrtare/ Suksese në sezonin e ri 2024-2025!

Maliqi sapo ka publikuar edhe foton zyrtare me gjithë stafin dhe futbollistët që do të veshin fanelën e Maliqit në sezonin e ri 2024-2025.

Përpara pak ditësh në fakt kanë qenë maliqarët që kanë pubikuar edhe listën zyrtare me emrat e lojtarëve dhe stafit, ndërkohë që në këto momente është bërë zyrtare edhe fotoja përpara ndeshjes së parë të sezonit të ri.

Kategoria e dytë startoi fundjavën që kaloi por maliqarët në bazë të shortit e kishin pushim, ndërkohë që këtë fundjavë do të përballen me Luftëtarin në javën e dytë të Grupit B.

I urojmë suksese Maliqit në sezonin e ri dhe rezultate sa më pozitive.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI/ Përpara startit të sezonit Muçollari zgjidhet kapiten dhe Kame e Agolli zv/kapitenë

Pak momente më parë ka qenë klubi i Maliqit që ka zgjedhur edhe kapitenin dhe zv/kapitenin përpara fillimi të kampionatit.

Ruden Muçollari do të jetë kapiten i Maliqit për sezonin e ri 2024-2025, ndërkohë që Dario Kame dhe Enrik Agolli zv/kapitenë.

Në fakt, kategoria e dytë startoi fundjavën që kaloi, por maliqaët e kishin pushim, ndërkohë që këtë javë presin Luftëtarin në shtëpi.

Përpara këtij starti të sezonit stafi teknik dhe futbollistët zgjodhën edhe atë që do të mbajë shiritin e kapiten dhe të zv/kapitenit.

Ka qenë faqja zyrtare e KF Maliqit që ka dhënë njoftimin e mëposhtëm:

Rudens Muçollari kapiten si dhe Dario Kame dhe Enrik Agolli zv.kapitenë!

“Janë këto vendimet e marra së fundmi nga stafi teknik për sa i përket hierarkisë së shiritit në skuadër, për sezonin e ri futbollistik.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

Devollinjtë fillojnë javën me analizë, do jetë edhe presidenti Spartak Meraku…

Ditën e djeshme ekipi i Devollit e kishte pushim, të ardhur nga e djela kur luajtën edhe ndeshjen me Turbinën ishte e nevojshme një ditë e tillë. Por sot në orën 16.00, i gjithë ekipi do të jetë në stërvitjen e ditës së parë për javën.

 Por nga sa është mësuar do të jetë një ditë që do të fillojë më një analizë. Një analizë që vërtet do të jetë shumë e detajuar dhe për këtë trajneri Trifon Meraku do të zbërthejë në detaje ndeshjen. Ku është gabuar dhe ku është bërë mirë.

Por pritet që në këtë takim të marë pjesë edhe presidenti Spartak Meraku i cili i ka shprehur hapur rezervat ndaj të tijve për atë që dhënë në fushë. Ai do të jetë mjaft kritik me disa futbollistë që vërtet kanë bërë jo mire, duke shpërdoruar raste pa fund, çka ju hoqi devollinjve tre pikët në një takim të dominuar totalisht nga ata.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News