Paraqitja jo fort e mirë e Maliqit në këtë fazë, duket se i ka bërë drejtuesit dhe trajnerin Egli Malësia të fillojë të mendojë që në këto momente për të afruar futbollistë. Kështu duket se e ka filluar që nga sulmi, atje ku është mësuar se është arritur akordi me sulmuesin e Devollit, pikërisht me Ibrahim.
Një sulmues që ishte udhëheqja e sulmit të devollinjve edhe pse nuk është shquar si një golashënus, pasi ka vetëm tre gola me ekipin e Devollit, është një sulmues që tërheq shumë mbrojtjen kundërshtare. Me sa duket pika e dobët e maliqarëve në këtë fazë ka qenë qendra e sulmit dhe me afrimin e Ibrahimit do të bëhet e mundur që situata të ndryshojë në këtë fazë të dytë.
A forward who was the leader of Devolli’s attack, although he hasn’t been known as a prolific goal scorer, with only three goals for the team, is a forward who draws a lot of attention from the opposing defense. It seems that the weak point for the Malicars in this phase has been the center of the attack, and with Ibrahim’s arrival, it is expected that the situation will change in this second phase.
“KORÇA BOOM”