Në këto momente sjellim foton nga festa e mbrëmjes së sotme për Maliqin, skuadrën e kategorisë së dytë, që pavarësisht rezultateve jo ato të pritshmet për këtë ekip, stafi teknik dhe futbollistët kanë vendosur të festojnë me njëri-tjetrin në këto ditë të fundit të 2024-ës.
Në fillim të sezonit 2024-2025, Maliqi kishte objektiva të mëdha, duke afruar lojtarë të shumtë në skuadër dhe duke pretenduar vendet e kreut. Madje starti ka qenë fantastik, teksa u arritën 3 fitore radhazi, por vetëm kaq, pasi më tej rezultatet nuk ishin ato që duheshin.
Në fund të fazës së parë të kategorisë së dytë për Grupin B Maliqi numëron 10 ndeshje, 3 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje, pra 10 pikë gjithsej, në vendin e 7-të të tabelës së klasifikimit.
Gjithsesi sot në këto ditë të fundit të 2024-ës nuk është koha për analizë apo për objektiva. Sot është koha e festës dhe në foton që sjellim në këto momente është skuadra e Maliqit duke festuar festat e fundvitit dhe duke uruar njëri-tjetrin si për të thënë se maliqarët janë bashkë dhe ka harmoni në skuadër.
Gëzuar trajnerit Egli Malësia dhe stafit teknik!
Gëzuar të gjithë lojtarëve dhe sa më shumë suksese në 2025-ën!
Na nderoni vitin e ardhshëm!
FAZA E PARË E MALIQIT:
JAVA 1: Maliqi (pushim)
JAVA 2: Maliqi – Luftëtari 1-0
JAVA 3: Memaliaj – Maliqi 1-2
JAVA 4: Maliqi – Këlcyra 4-2
JAVA 5: Turbina – Maliqi 2-1
JAVA 6: Maliqi – Butrinti 0-2
JAVA 7: Delvina – Maliqi 1-0
JAVA 8: Maliqi – Devolli 1-2
JAVA 9: Oriku – Maliqi 1-0
JAVA 10: Maliqi – Shkumbini 0-0
JAVA 11: Tomori – Maliqi 4-3
At this moment, we bring a photo from tonight’s celebration for Maliqi, the second-division team, which, despite results not meeting expectations for this squad, the technical staff and players have decided to celebrate together in these final days of 2025.
At the beginning of the 2024-2025 season, Maliqi had ambitious objectives, bringing in many new players to the team and aiming for top positions. In fact, the start was fantastic, as they achieved three consecutive victories, but that was all, as the results afterward did not meet the necessary standards.
“KORÇA BOOM”