Maliqi edhe pse ka luajtur 3 nga 4 javët e zhvilluara deri tani, ka treguar qartë objektivat për këtë sezon, teksa ka pretendime të mëdha.
Maliqarët e Egli Malësia kanë arritur të fitojnë edhe ndeshjen e tretë të luajtur, këtë herë në shtëpi dhe renditen në vendin e dytë me 9 pikë, 1 pikë më pak se kryesuesit e Orikut, që kanë luajtur katër përballje.
Fitorja e fundit solli si shpërblim edhe dy lojtarë në formacionin më të mirë të kësaj jave të luajtur të dielën që kaloi, ndërkohë që sulmuesi i dygolëshit Dario Kame nuk kishte se si të mos ishte pjesë e formacionit më të mirë.
Po ashtu në formacionin më të mrië të javës shikojmë edhe emrin e Enrik Agolli, lojtar që shënoi 1 gol tjetër në fitoren e fundit dhe është reshtuar në formacionin më të mirë si mbrojtës i krahut të majtë.
Maliqi në këtë mënyrë ka ditur të bëjë një start fantastik në javët e para dhe tashmë maliqarët duhet të tregojnë edhe në vazhdim se kanë synime të mëdha dhe të konfirmojnë përse jo edhe kryesimin e kësaj kategorie për Grupin B, atje ku luan edhe Devolli, por javën që lamë pas e kishte pushim.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”