Marko ramosin e zhveshin lakuriq ja ku përfundon bluza

Date:

Nga gëzimi i madh mbrëmë, pas fërshëllimës së gjyqtarit kryesor Florjan Lata, në Korçë të gjithë “fluturuan” nga gëzimi, ndërkohë që njëri prej lojtarëve të Skënderbeut përfundoi në kangjellat e tifozëve.Ka qenë braziliani Marko Ramos, që dje ka vrapuar pranë tifozërisë dhe nga gëzimi i madh ka zhveshur fanelën dhe ia ka dhuruar Refit Rezhdës, kryetifozit që qëndronte në Tribunën A.Një dhuratë më shumë se e madhe, por që Ramosit më pas iu desh t’u drejtohej “lakuriq” dhomave të zhveshjes.Ky lojtar meriton një Bravo të madhe për vetë faktin se në kaq pak javë është përshtatur aq shumë me ekipin, sa as vetë nuk e mendonte se do të ndodhte një gjë e tillë.Tashmë Marko është titullar i padiskutueshëm te Skënderbeu, edhe pse kujtojmë që ishte një lojtar që sezonin e kaluar luante me Burrelin, ndërsa sot mban veshur me dinjitet fanelën bardhekuqe.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...