Lajm Flash
Masat e marra nga policia në kuadër të festës së birrës, gusht 2023
DVP KorçëMasat e marra nga Policia, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në kuadër të Festës së Birrës-Gusht 2023.Më datë 16.08.2023 deri më 20.08.2023, në qytetin e Korçës, në ambientet e brendshme të “Terminalit të Autobusave”, në lagjen nr. 17, si dhe në ambientet e Pazarit të Vjetër, Korçë, nga ora 20:00 deri në orën 01:00, do të zhvillohet eventi i Festës së Birrës.Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj, kanë marrë një sërë masash në drejtim të garantimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin dhe manifestimin sa më të qetë dhe festiv të këtij aktiviteti. Këto masa konsistojnë në përforcimin e parametrave të sigurisë rrugore, disiplinimin e lëvizjes dhe menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve automobilistike, parandalimin e veprimeve të kundërligjshme në drejtim të krimeve kundër personit, pronës, krimeve financiare, në fushën e narkotikëve, si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal. Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti do të kryen patrullime dhe kontrolle të përbashkëta, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake.Nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore do të merren masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga “City Center” deri tek rrethrrotullimi në afërsi të Terminalit, nga ora 18:30-01:00, me përfundimin e aktivitetit.Orientimi i lëvizjes së automjeteve për në vendet e përcaktuara, për parkim, nga Bashkia Korçë, kryesisht përreth Terminalit të Autobusave dhe tek Pazari i Vjetër, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet bashkiake.Gjithashtu do të kryhet menaxhimi i trafikut gjatë lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në rrugët: “Midhi Kostani”, “Kiço Greço”, “Marigo Pozio”, në pikat e hyrjes në Terminalin e Autobusave, tek Pazari i Vjetër, si edhe në zonat e tjera përreth ku zhvillohen aktivitetet.Në të gjithë qytetin, në vendet që do të zhvillohet festa ku pritet të ketë grumbullim dhe qarkullim më të madh të njerëzve, në bulevardet kryesore dhe në akset rrugore që lidhin Korçën me rrethet e tjera, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, grupeve të FNSH-së, Forcës Speciale “Shqiponjat”, të cilët do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikave dhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme, të cilat mund të cënojnë sigurinë publike.Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin pije alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin, me qëllim shmangien e ngjarjeve të mundshme rrugore, ose të zgjedhin përdorimin e shërbimeve të transportit publik për lëvizjet e tyre.Shërbimet e Rendit do të kujdesen gjithashtu për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë si nënstacionet elektrike dhe Ujësjellësin, për të forcuar masat e ruajtjes së tyre.Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me problematika apo shqetësime të ndryshme, janë të lutur të telefonojnë në numrin pa pagesë të Policisë së Shtetit ose të dërgojnë ankesën e tyre tek Komisariati Dixhital, duke ju siguruar një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.
Lajm Flash
Shkelje e urdhrit të mbrojtjes, procedohet penalisht 50-vjeçari nga Korça
Lajm Flash
Kuriozitet/ Cili është alfabeti më i gjatë dhe më i shkurtër në botë
Lajm Flash
Skandal në Sheqeras: I moshuari akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajze 9-vjeçare
Aktualitet
Lajm i trishtë: Ndahet nga jeta kampioni dhe rekordmeni Kostika Fani
Aktualitet
Bulgarec/ Shtohet edhe një festë, është festa e “Verës”
Lajm Flash
Të pathënat e acarimit të miqësores në Korçë
Lajm Flash
POLICIA/ 44-vjeçari maniak shpërndan fotot e grave në rrjete sociale, arrestohet. Në lagjen 7 në Korçë vjedh steka cigaresh dhe para
Aktualitet
Shtrohet një tjetër rrugë me kalldrëm në Korçë. Po punohet në Rrugën “Sofokli Maliqari”, Lagjja 3
Aktualitet
Sa tifozë ka Skënderbeu në miqësore nuk kanë të tjerët në sezon
Aktualitet
Tradita e “Ujqërve të Dëborës” vazhdon
-
Sporti1 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti15 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti2 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë