Connect with us

Sporti

Maskoti i skënderbeut siç nuk e keni parë

Tifozëria korçare është e identifikuar si “Ujqërit e Dëborës” dhe natyrisht nuk u mungon as “Maskoti”. Është mjaft orgjinal, një “Ujk” që simbolizon gjithçka duke filluar nga forca, nuhatja, zgjuarsia.Ne kemi parë në stadium ujkun, por sot po e sjellim me një formë krejt ndryshe.Duke parë foton e mëposhtme ky “Maskot “ merr një kuptim më orgjinal dhe me më shumë domethënie.

Tifozëria korçare është e identifikuar si “Ujqërit e Dëborës” dhe natyrisht nuk u mungon as “Maskoti”. Është mjaft orgjinal, një “Ujk” që simbolizon gjithçka duke filluar nga forca, nuhatja, zgjuarsia.Ne kemi parë në stadium ujkun, por sot po e sjellim me një formë krejt ndryshe.Duke parë foton e mëposhtme ky “Maskot “ merr një kuptim më orgjinal dhe me më shumë domethënie.

Continue Reading

Sporti

Tetova: Donim vetëm 3 pikët, Skënderbeu nuk rrezikoi shumë

Egnatia rikthehet më në fund te fitorja duke mposhtur minimalisht Skënderbeun në Korçë. Goli i Dardan Vuthaj i dha 3 pikët e arta rrogozhinasve. Trajneri Edlir Tetova foli pas ndeshjes ku u shpreh i kënaqur për rikthimin te rruga e fitores.

“Donim vetëm 3 pikët, ndërruam skemën prej mungesave. Pjesën e parë ishim mirë në manovër, ndërsa në të dytën me pak qetësi mund të bënim golin e dytë. Pas kartonit të kuq të Malotës loja u barazua shumë, por kundërshtari nuk na rrezikoi shumë në portën tonë.

Na duhet shumë punë akoma me sulmin, poshtë e marrim topin mirë por sulmi do punë akoma. Shpresoj të na ndihmojë pauza”, – tha Tetova.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!

Skënderbeu ka mposhtur dje edhe Barleti Volley në ndeshjen e javës së 4-t të superligës për femra. Një fitore e lehtë e vajzave të Orlando Kojës, që e kanë pasur të lehtë këtë fitore nga fillimi në fund.

Vlerësimi që i kishte bërë Skënderbeu skuadrës kryeqytetase bëri që në “Asllan Rusi” vajzat bardhekuqe të rrjetës të mos e falin skuadrën kryeqytetase dhe të fitojnë me rezultatin e pastër 0-3.

Pas kësaj fitoreje Skënderbeu vijon të qëndrojë në krye me 4 fitore në po kaq ndeshje së bashku me Partizanin.

Sipas informacioneve që ka nxjerrë stafi teknik për këtë ndeshje Elena Bego ka qenë volejbollistja më e mirë e këtij takimi duke shënuar edhe 15 pikë në total. Urime kapitenes së Skënderbeut.

Javën e ardhshme Skënderbeu do të presë në shtëpi në derbin e juglindjes Pogradecin, teksa do të kërrkojë sërish fitoren.

Suksese vajzave të Skënderbeut!

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                 14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Super Liga

Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë

Skënderbeu- Egnatia 0-1

Shënues: Vuthaj 64’

Korçarët kanë humbur një ndeshje që askush nuk e kishte parashkuar si të tillë, kjo për shkak të asaj që ka ndodhur në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Vaskuez largohet me kartonin e kuq. Ishte ky momenti që prishi ekuilibrat tek skuadra korçare dhe për pasojë duke qenë me dhjetë futbollistë ka pësuar edhe golin e vetëm të takimit në minutën e 64’ pas një topi që u end për disa çaste në zonë dhe Vuthaj është treguar shumë i saktë.

Por duhet thënë se ishte një ndeshje me mjaft ritëm nga ana e të dy ekipeve, dy ekipe që kërkonin me domosdo të merrnin tre pikët, pasi vetë pozicioni i tyre ua detyronte këtë gjë. Pjesa e parë ka qenë e ekulibruar me disa tentativa më shumë nga ana e miqve që godisnin në drejtim të portës, ndërkohë që korçarët me Bismark dhe Rashicën kanë krijuar mundësi, por pa finalizim edhe pse ishin me një futbollist më pak në fushën e lojës.

Ekuilibrat vendosen kur Malota është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 74′. Pas këtij momenti është skuadra korçare që është më superiore, por ndoshta edhe pak fat duhet të kishin kur goditja e Tayo me kokë ishte ngjitur me shtyllën. Gjithsesi Skënderbeu ngleli në pozita të njëjta dhe Egnatia mori tre pikë që e bëjnë të kalojë krizën e dukshme në këto javë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt

Elbasani – Skënderbeu 0-3

Skënderbeu në volejboll për meshkuj ka mbyllur ditën e sotme me një tjetër fitore të pastër dhe spektakolare, duke mposhtur Elbasanin brenda në shtëpi me rezultatin e thellë 3-0, ndeshje e cila u zhvillua sot në orën 17:00.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në Elbasan në javën e katërt të superligës, Skënderbeu nuk e ka pasur aspak të vështirë të mposhtë vendasit, në një ndeshje që u komandua në të tre setet nga bardhekuqtë e rrjetës.

Në katër javë Skënderbeu ka 3 fitore dhe vetëm 1 humbje, duke u renditur në vendin e dytë përkohësisht, ndërkohë që objektivat këtë sezon janë madhorë për skuadrën e Arben Priftit.

Suksese Skënderbeut në volejboll për meshkuj!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që të dy ekipet kanë dalë në fushën e lojës dhe po zhvillojnë nxemjen e tyre të zakonshme.

Më poshtë po ju sjellim dhe albumin me foto me momentet e tanishme në fushën e lojës, ndërkohë që në orën 19:00 pritet të jetë një ndeshje vërtet e fortë dhe me shumë emocione.

Skënderbeu nga ana e vet do të luajë fitore, por të njëjtën gjë do të bëjë edhe Egnatia, kampionia në fuqi e superligës. Suksese Skënderbe!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu-Egnatia në orën 19:00/ Ja formacionet e të dy ekipeve

Skënderbeu dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në Korçë, do të startojë në orën 19:00.

Tashmë dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj sfide. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Skënderbeu – Egnatia.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Alia, Vasquez, Prençi, Gerco, Doka, Rabiu, Janaqi, Krasniqi, Rashica, Nikaj, Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

EGNATIA: Dobjani, Aliyev, Malota, Aleksi, Ndreca, Rama, Zejnullai, Ujka, Kasa, Joel, Vuthaj. Trajner: Edlir Tetova.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

POGRADECI mposht Kukësin/ Ja 5 çiftet e luajtura sot!

Mesditën e sotme janë zhvilluar 5 ndeshje të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 7-të të kampionatit. Në këto 5 ndeshje u shënuan 10 gola.

Flamurtari fitoi me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Korabit, ndërsa në krahun tjetër Pogradeci triumfoi pastër dhe pa probleme me rezultatin 2-0 kundër Kukësit.

Në ndeshjet e tjera, Burreli u mposht 3-0 në transfertë ndaj Besës së Kavajës dhe Lushnja barazoi pa gola 0-0 kundër Erzenit. Po në barazim, por me rezultatin 1-1 përfundoi ndeshja mes Valbonës dhe Apolonisë.

Kampionati vazhdon që të kryesohet nga Besa e Kavajës. Klubi verdhezi mbetet në vendin e parë me 19 pikë, 1 më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.

Ndeshjet e sotme:

Valbona – Apolonia 1-1

Shënues: Krasniqi 75′ / Trifoni 58′

Korabi – Flamurtari 1-2

Shënues: Mziu 43′ / Batha 52′, Andoni 61’ (aut}

Pogradeci – Kukësi 2-0

Shënues: Sulo 3′, Raza 73′

Lushnja – Erzeni 0-0

Besa – Burreli 3-0

Shënues: Goxha 7′, Dos Santos 35′, Gjinaj 83′

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Java e dytë e kampionatit të vajzave luhet e ndarë në dy ditë

Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave do të luhet e ndarë në dy ditë. Tre prej ndeshjeve do të luhen të dielën e 6 tetorit, ndërsa dy sfidat e tjera do të zhvillohen të hënën.

Laçi – Egnatia dhe Apolonia – Teuta do të luhen pasditen e së dielës, në orën 15:00. Po të dielën do të luhet edhe sfida Vllaznia – Kinostudio, në orën 15:30. Shkodranet vijnë pas fitores së thellë në Rrogozhinë javën e kaluar dhe do të kërkojnë të vijojnë me ecurinë pozitive.

Sakaq, të hënën do të luhen dy ndeshjet e tjera të javës së dytë. Partizani do të presë Lushnjën në “Arenën e Demave”’, me sfidën që është programuar të luhet në orën 14:00.

Ndeshja e fundit e javës është ajo mes Tiranës dhe Gramshit. Këto të fundit e nisën sezonin me një fitore të thellë ndaj Lushnjes 11-0.

Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave:

Apolonia – Teuta, e diel, ora 15:00

Laçi – Egnatia, e diel, ora 15:00

Vllaznia – Kinostudio, e diel, ora 15:30

Partizani – Lushnja, e hënë, ora 14:00

Tirana – Gramshi, e hënë, ora 15:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

UEFA Development U-15 për vajza/ Përfundon me sukses turneu i organizuar nga FSHF, Shqipëria e mbyll me fitore

Është përmbyllur me sukses turneu UEFA Development U-15 për vajza i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, që uli siparin ditën e sotme me dy takimet e fundit Shqipëri – Maqedoni e Veriut dhe Kosovë – Estoni.

Shqipëria mori fitoren e dytë radhazi me penallti, pasi mundi Maqedoninë e Veriut 4-3. Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll 0-0 dhe nga penalltitë triumfuan vajzat kuqezi.

Trajnerja Danjela Kodra e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut: Ambra Reshiti (GK), Anita Boqaj, Elda Ahmeti, Reiana Jahelezi, Ava Hysenaj, Aldisa Kronaj, Megi Preci, Tuhana Cifliku, Lorena Leskaj, Arsiola Zenunllari, Emi Maksuti.

Ndeshja ishte e barabartë dhe të dyja skuadrat krijuan raste të mira shënimi, por asnjë ekipi nuk e gjeti rrugën e rrjetës.

Koha e rregullt u mbyll 0-0 dhe ekipet iu drejtuan penalltive. Vajzat kuqezi u treguan më të sakta dhe Shqipëria triumfoi 4-3.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Estonia mundi Kosovën me rezultatin 3-2.

Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

Ndeshjet e para (30 shtator)

Maqedoni e Veriut – Estoni 1-3

Shqipëri – Kosovë 3-5

Ndeshjet e dyta (2 tetor)

Maqedoni e Veriut – Kosovë 2-3

Shqipëri – Estoni 1-1 P(4-2)

Ndeshjet e treta (5 tetor )


Estoni – Kosovë 3-2

Shqipëri – Maqedoni e Veriut 0-0 P(4-3)

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Tifozët i kujtojnë ekipit se janë “Skënderbeu”

Të shumta janë format dhe mënyrat që tifozët korçarë duan të inkurajojnë ekipin e tyre sot kundër Egnatias në Korçë. Kjo për atë se korçarëve u duhen pikët dhe vetë renditja bën që të kenë presionin e pikëve.

Tifozët korçarë mbështesin ekipin e tyre me prezencë, por nuk mungojnë as fotomontazhet e ndryshme që u japin edhe më shumë krenari dhe i vënë para pëgjegjësisë, se duhet të nderojnë këtë fanelë dhe të mos harrojnë se janë “Skënderbeu”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News